Politika

Manjani: SPAK në shërbim të projektit fashist të Ramës për shkatërrimin e opozitës!

Juristi Ylli Manjani, i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe aksionin e SPAK për t’i hequr imunitetin kryedemokratit Sali Berisha.

Manjani theksoi se ajo që po ndodh në Shqipërinë e sotme është degjenerimi masiv i të bërit politikë dhe në mënyrë të veçantë një projekt fashist, të shkatërrimit të oponencës politike në vend.

Sipas Manjanit, deputeti nuk ka imunitet nga ndjekja penale dhe se SPAK-un nuk e ndalon asnjë imunitet që ta thërrasë, ta zhbirilojë dhe hetojë me Berishën dhe me kë të dojë tjetër.

Manjani: Çështja e inceneratorëve është çështje e rutinës tashmë, nga një skandal në një tjetrin nuk ka ndonjë dallim të madh me përjashtim të sasive të milionave që qarkullojë nga njëra çështje te tjetra, nuk shoh të ketë ndonjë gjë tjetër interesante.

Gjëja interesante që po ndodh në Shqipërinë e sotme është degjenerimi masiv i të bërit politikë dhe në mënyrë të veçantë një projekt fashist, të shkatërrimit të oponencës politike në vend.

Kjo është ajo që po ndodh dhe është e dukshme dhe nuk ka nevojë më për elaborim.

I vetmi grupim që po bën opozitë në Shqipëri me shumë vështirësi është grupimi i PD-së që është asociuar me emrin e liderit historik Sali Berisha.

Të gjithë të tjerët janë ose oportunist dhe ose bashkëpunëtorë të drejtë për drejtë të projektit të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën dhe ky grup i fundit përfaqësohet denjësisht nga Lulzim Basha, i shitur i blerë në të gjitha kuptimet e fjalës.

Kjo nuk është më koincidencë, bash në momentin kur lëshohen të gjitha bateritë e pushtit për të izoluar Berishën, sepse kjo e SPAK është izolim për Berishën.

Një deputet nuk ka imunitet nga ndjekja penale, nqs një deputet kryen një krim ai futet në burg. Nuk ka imunitet që të mbron për këtë.

SPAK-un nuk e ndalon asnjë imunitet që ta thërrasë, ta zhbirilojë dhe hetojë me Berishën dhe me kë të dojë tjetër.

SPAK-un nuk e ndalon imuniteti që ta akuzojë Berishën nqs ka prova dhe ta çojë në gjykatë, të akuzuar që do të thotë me prova dhe ta fitojë çështjen në gjykatë. Nuk e ndalon imuniteti as parlamenti as ka nevojë për të bërë show.

T’ju jap një rast paralel po nga ky SPAK, zoti Mediu është në gjykatë për akuzë penale pa iu hequr imuniteti.

Atëherë pse Berishë? E frikshme e tmerrshme, është pikëpyetje që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, asnjë lidhje me kushtetutën, zero, është pjesë e një projekti politik.

Janë duke i shërbyer një projekti politik për shkatërrimin me çdo kusht të të vetmit grupimi opozitar në vend. Kjo është arsyeja e këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur në parlament.

Nuk ka se çfarë ti ndodhi më shumë se sa kaq një opozite dhe një grupimi politik të caktuar.

Nqs SPAK ka prova mjaftueshme për të ngritur akuzë të ngrejnë akuzë se nuk i ndalon imuniteti, mos të spekulojnë fare me imunitetin pasi është spekulim ajo që ata po bëjnë.

Kjo është situata legale. Fakti që nuk e ndjekin këtë procedurë do të thotë se po ndjekin një projekt politik. Kush e ka këtë projekt politik? Sigurisht që e ka qeveria se qeverisë i duhet shkatërrimi i opozitës se kujt i duhet tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button