☁️
Tiranë 20°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.28 ▲0.66%
ARI 4,336 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,318 ▲ +0.91% ETH $1,794 ▲ +4% XRP $1.2382 ▲ +4.65% SOL $73.9800 ▲ +3.58%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.28 ▲0.66 % ARI 4,336 ▼0.35 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.28 ▲0.66 % ARI 4,336 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
16 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedonia e Veriut me 260 milionë euro borxh të ri

Qeveria po hyn sërish në borxh. Në vend të 300 milionë eurove të planifikuara fillimisht nga bankat komerciale të huaja, ka arritur të sigurojë kredi prej 260 milionë euro nga një grup i institucioneve financiare europiane dhe botërore. Sipas qeverisë, paratë do të përdoren për mbulimin e nevojave buxhetore, ndërsa një pjesë edhe për investime kapitale. Ligji për huamarrjen është në procedurë parlamentare. Zëvendësministri i Financave deklaroi nga foltorja se huamarrja është në përputhje me planifikimet.

“Në Ministrinë e Financave mbërritën tetë oferta dhe, meqë huamarrja ishte deri në 300 milionë euro, vendosëm të marrim deri në 260 milionë euro, pasi kemi njoftim të sigurt se 40 milionë euro do të sigurohen nga projekte të Bashkimit Europian”, tha Nikollçe Jankullovski, Zëvendësministër i Financave.

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski pyeti pushteti përse, nëse gjithçka është brenda planifikimeve, ligji nuk miratohet me procedurë të rregullt.

“Nëse nuk është befasi dhe gjithçka është në kuadër të planifikimeve, atëherë ky propozim-ligj duhet të dorëzohet me procedurë të rregullt, sidomos sepse bëhet fjalë për huamarrje serioze prej 260 milionë euro, me norma interesi rreth 63 milionë euro, 62 e diku 3.4 milionë euro provizion direkt dhe 15 milionë euro për agjentin. Prandaj mendoj se nuk bëhet fjalë për ligj që nuk është voluminoz, por përkundrazi duhet të ketë votim të rregullt për këtë zgjidhje ligjore”, theksoi Oliver Spasovski – deputet.

Paratë do të merren hua nga banka të huaja, ku kreditori kryesor është “Merrill Lynch International”, ndërsa si huadhënës paraqiten edh njëbankë gjermane, një spanjolle dhe një bankë austriake.

Sipas kushteve të propozuara, Maqedonia do t’i tërheqë mjetet në një këst të vetëm, ndërsa afati i shlyerjes do të jetë shtatë vjet, me tre vjet grejs periudhë. Pagesa do të bëhet në nëntë këste të barabarta gjashtëmujore. Norma e interesit do të jetë variabile dhe do të llogaritet si EURIBOR gjashtëmujor plus 2.10 për qind. Përveç kësaj, shteti do të paguajë provizion të njëhershëm prej 1.4 për qind të borxhit si dhe provizion vjetor prej 12.500 euro për agjentin e huadhënësve.

Borxhi publik i Maqedonisë arrin pothuajse 60% të prodhimit bruto vendor./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.