🌦️
Tiranë 31°C · Rrebesh i lehtë 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 91.50 ▲1.06%
ARI 4,362 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,594 ▲ +2.85% ETH $1,690 ▲ +4.51% XRP $1.1629 ▲ +3.58% SOL $67.0100 ▲ +4.36%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 91.50 ▲1.06 % ARI 4,362 ▼0.07 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 91.50 ▲1.06 % ARI 4,362 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë ka bërë publike sot të dhënat e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian, të cilat sipas saj, konfirmojnë përmirësim të ndjeshëm të drejtësisë shqiptare.

Në njoftim thuhet se, Shqipëria ka dalë me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, ku krahasuar me vitin 2020 është shënuar rritje e dukshme në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor.

Besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar — nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale ka shënuar rritjen më të madhe, me +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv janë rritur nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%. Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe.”

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në fjalën e tij përshëndetëse, pranoi hapur sfidën që mbetet, që sipas të dhënave “72% e qytetarëve nuk e konsiderojnë sistemin financiarisht të përballueshëm.

Ky hendek nuk na turpëron ,na orienton. Drejtësia që kushton shumë nuk është drejtësi për të gjithë.” Ai shtoi se rezultatet e anketës do të shërbejnë si udhërrëfyes për të ardhmen. Këto të dhëna nuk do t’i përdorim si trofe. Do t’i përdorim si busull — sepse Brukseli nuk pyet vetëm për ligjet, por për besimin që qytetarët kanë tek ligjet.”

Ministria ka njoftuar tre masa konkrete si përgjigje, qw lidhen me zgjerimin e ndihmës juridike falas, digjitalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit të çështjeve deri në dhjetor 2027, dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore me 100 vende stafi administrativ dhe 35 kuota për ndihmës magjistratë të miratuara vetëm këtë vit.

Anketa përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përbën një nga instrumentet kryesore të monitorimit të drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke konfirmuar se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm përpara në konsolidimin e besimit publik tek gjykatat dhe forcimin e pavarësisë institucionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.