☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,891 ▼ -0.1% ETH $2,049 ▼ -0.46% XRP $1.3205 ▲ +1.27% SOL $80.2000 ▲ +1.47%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja mes Zaev dhe Ahmetit, reagon kryeministri Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur marrëveshjen politike për bashkëqeverisje të arritur në Maqedoninë e Veriut, mes kreut të BDI-së, Ali Mehmeti, dhe atij të LSDM-së, Zoran Zaev. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se “kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë,” shkruan kryeministri.

Dy liderët e partive Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev pasi një takimi për afro dy orë dolën para medieve për të konfirmuar bashkëqeverisjen katërvjeçare mes tyre. Kryeministër nuk do të jetë shqiptar, por Zoran Zaev, ndërsa  ne 100 ditet e fundit te mandatit kryeministri do te jete shqiptar.

Trupat më të lartë partiakë të LSDM-së dhe të BDI-së sot duhet ta konfirmojnë marrëveshjen për formimin e koalicionit qeveritar që dje e arritën liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.

LSDM-ja do të mbajë seancë të Këshillit qendror sonte në ora 20:00, ndërsa paraprakisht pritet të mblidhen edhe anëtarët e Këshillit ekzekutiv.

Lideri i partisë dhe mandatar Zaev dje në një deklaratë për mediumet pas takimit me Ahmetin paralajmëroi se për marrëveshjen e arritur do të referojë para organeve më të larta të partisë, ndërsa do t’i informojë edhe partnerët nga koalicioni “Mundemi”, si dhe PDSH-ja, të cilët do të përfshihen në koalicionin qeveritar. Një pjesë e koalicionit “Mundemi” janë partitë Besa, Partia liberale-demokratike, RDM etj.

BDI-ja tani më paralajmëroi se për në ora 18:00 në Tetovë është caktuar takim i Këshillit të përgjithshëm të partisë në të cilën do të bisedohet për zgjedhjet më 15 korrik, ndërsa Ahmeti do të informojë për marrëveshjen për koalicion me LSDM-në. Pas takimit është paralajmëruar deklaratë e Ahmetit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.