☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,271 ▼ -3.84% ETH $1,991 ▼ -3.9% XRP $1.3248 ▼ -2.94% SOL $82.6200 ▼ -4.84%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Marrëveshja për klimën, bota reagon ashpër kundër SHBA

Aleatët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara e dënuan vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja klimatike e Parisit, duke hedhur poshtë ofertën e tij për të rinegociuar marrëveshjen.

“Ne jemi të bindur se marrëveshja nuk mund të rinegociohet”, kanë thënë udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në një deklaratë të përbashkët ku thuhet se vendimi i Trumpit është për “keqardhje”. Me anë të kësaj deklarate këto vende i kanë bërë thirrje dhe vendeve të tjera të botës “të përshpejtojnë veprimet për të luftuar ndryshimet klimatike“.

Këto deklarata vijnë pas vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që SHBA-ja të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Trump tha se ai “brengoset thellësisht për mjedisin”, porse “nuk mund të mbështesë një marrëveshje që ndëshkon SHBA-në”.

Ai tha se do të nisë negociatat “për të rihyrë në Marrëveshjen e Parisit, ose në një marrëveshje krejtësisht të re”.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker e ka quajtur vendimin e presidentit Trump “të gabuar”. Edhe aleatët e afërt të SHBA-ve, Britania e Madhe, Gjermania dhe Japonia kanë shprehur “keqardhjen” dhe “zhgënjmin” për largimin e SHBA-ve nga Marrëeshja e Parisit.

Kina e ka vlerësuar vendimin e presidentit Trump, si “pengesë globale”, sipas agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Xinhua e hodhi poshtë arsyetimin e Trumpit se largimi nga marrëveshja “është bërë për ruajtur interesat e SHBA-ve. “

“Ne vetëm mund të supozojmë se Trump ka arsye shumë të mira për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit dhe se është në dijeni për implikimet që mund t’i ketë Amerika pas largimit nga marrëveshja historike”.

Rusia ka thënë se edhe pse e ka “respektuar” vendimin e Trumpit, ajo nuk planifikon që të “braktisë” marrëveshjen.

“Rusia është e përkushtuar ndaj marrëveshjes”, ka thënë zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov për agjencinë e lajmeve TASS. “Është pretendim i gabuar se marrëveshja e Parisit është e njëanshme ose jofitimprurëse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.