Ekonomia

Marrëveshje bashkëpunimi: SHKK “FED invest” dhe Kolegji Universitar “LOGOS”

Midis SHKK “FED invest” dhe Kolegjit Universitar “LOGOS”, me rastin e Ditës së Financës Sociale është nënshkruar me 7 prill 2022, marrëveshja  ku qëllimi është bashkëpunimi dhe partneriteti dypalësh në kuadër të zhvillimit dhe transmetimit të dijeve përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve nga institucionet e arsimit të lartë.

Lidhja do përfshijë përmirësimin dhe pasurimin e përmbajtjes së programeve të studimit përmes bashkërendimit të përmbajtjes teorike me aspektet praktike për një përgatitje sa më cilësore dhe profesionale të studentëve në fushën ekonomike e financiare në përgjithësi, dhe fushën e bujqësisë, agrobiznesit, agropërpunimit dhe financave rurale specifikisht. Gjithshka synon shfrytëzimin sa më të mirë të informacionit shkencor, infrastrukturës funksionale dhe potencialit intelektual të të dy institucioneve. Fakt është se fushëveprimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit do te ketë:

Promovimin e të rejave më të fundit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimit rural, agropërpunimit, agroturizmit, financat rurale dhe TIK në sistemin e AGB nëpërmjet:

Organizimin e konkursit vjetor të FED invest /Qendrës ABA për stafin studentor dhe akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS” në lidhje me përgatitjen e punimeve/miniprojekteve Publikimin e artikujve, studimeve dhe punimeve të studentëve dhe stafit akademik në platformën e FED invest (www.abaonline.al)

Kryerjen e studimeve të përbashkëta për tregun e prodhimeve bujqësore, menaxhimin e fermave bujqësore, menaxhimin financiar etj.

Ofrimin e mundësive për studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” për të zhvilluar praktikën mësimore pranë FED invest.

Mundësinë për të patur një udhëheqës pranë institucionit në ditët e praktikës me qëllim të zbatimit të programit të tyre.

Potencialisht, pas procesit të vlerësimit, mundësinë e rekrutimit të studentëve nga FED invest nëpërmjet programeve të zhvilluara për promovimin e talenteve.

Në kudër të njohjes së studentëve të Kolegjit Universitar “LOGOS” me qëllimin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje,  u realizua edhe një leksion i hapur me temë: “FED invest, Histori Suksesi e Financës Sociale”.

Perlat Sulaj Administrator i FED invest dhe Z. Behar Gjoni zv. Administrator i FED invest realizuan një përmbledhje shumë interesante për studentët, lidhur me ketë bashkëpunim dhe përftimet qe do të kenë studentët nga kjo marrëveshje.

Rreth SHKK “FED invest ”

“FED invest” përfaqëson një prej institucioneve të para të tregut financiar në vend, misioni i së cilës është të ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht për popullsinë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë. FED invest është një model i suksesshëm koooperimi për fermerët dhe të gjithë sipërmarrësit e vegjël shqiptarë prej gati 30 vitesh, në pronësi të tyre dhe aktualisht ka rreth 82 mijë anëtarë të cilët shërbehen nga një staf i kualifikuar dhe me një rrjet prej 62 degëve në të gjithë Shqipërinë, në zonat urbane dhe rurale. FED invest përfaqëson kooperativën më të madhe financiare në vend, pas së cilës qëndrojnë një numër i madh historish suksesi të anëtarëve të saj: fermerë dhe sipërmarrës të vegjël, që kanë ngritur dhe zhvilluar aktivitetin e tyre, nga një nivel mikro, në aktivitete dhe biznese të qëndrueshme. Për më shumë vizitoni websitin www.fedinvest.al.

Rreth Kolegjit Universitar “LOGOS”

Kolegji Universitar “LOGOS ” është licencuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 1055, datë 29.7.2009. Ai synon të jetë një qendër moderne e të mësuarit dhe e kulturës për transformimin e jetëve. Misioni i Kolegjit Universitar “LOGOS” është t’i shërbejë shoqërisë nëpërmjet arsimimit, kërkimit shkencor, inovacioneve; nxitjes së zhvillimit individual për transformimin e jetëve; garantimit të suksesit të studentëve në një mjedis global; ofrimit të shërbimeve akademike dhe zhvillimit të një komuniteti të larmishëm dhe gjithëpërfshirës. Kolegji Universitar “LOGOS” ofron programe studimi në fushën e Shkencave të Aplikuara, Ekonomisë dhe Shkencave Humane e Komunikimit Gjuhësor. Programet e Kolegjit Universitar “LOGOS” synojnë të përgatisin specialistë në fushat, si: të shëndetit, të ekonomisë, të arsimit, të mirëqenies sociale, të teknologjisë së informacionit, të theologjisë, të komunikimit, të bujqësisë.

Kolegji Universitar “LOGOS” ka dy kampuse, njëri i vendosur në një ndërtesë moderne në hyrje të qendrës së Tiranës, pranë Tirana Ring Center dhe tjetri në Shën Vlash, Durrws. Në të dy kampuset ka mjedise funksionale mësimi, laboratorë për analiza mjekësore, laboratorë informatike, atelie për arsimin parashkollor, software financiarë, që mundësojnë të mësuarit praktik; biblioteka që krijojnë mundësi për kërkimin shkencor, palestër moderne për të qenë gjithmonë aktiv. Për më shumë vizitoni websitin www.kulogos.edu.al

D.S.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button