🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 102.42 ▲1.24%
ARI 4,617 ▼1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,889 ▲ +1.88% ETH $2,266 ▲ +0.46% XRP $1.4793 ▲ +3.43% SOL $91.5400 ▲ +1.16%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.42 ▲1.24 % ARI 4,617 ▼1.47 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.42 ▲1.24 % ARI 4,617 ▼1.47 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Opinion

Marrëveshje Fincantieri–KAYO që ringjall Pashalimanin si qendër prodhimi dhe mirëmbajtjeje detare

Nga FATOS COCOLI

Baza detare e Pashalimanit në Vlorë po kalon nga një aset historik i nënshfrytëzuar në një projekt konkret industrial dhe strategjik. Një marrëveshje e nënshkruar më 29 prill 2026 synon të zhvillojë kapacitete prodhimi dhe mirëmbajtjeje anijesh në vend, duke përfshirë ndërtimin e kantierit dhe krijimin e vendeve të punës në zonë.

Sipas javanews, partnerët në këtë projekt janë kompania italiane Fincantieri, një nga prodhuesit kryesorë të anijeve ushtarake dhe civile në botë, dhe kompania shtetërore ushtarake shqiptare KAYO. Bashkëpunimi parashikon që Pashalimani të shërbejë si bazë për montimin, riparimin dhe prodhimin e mjeteve detare, përfshirë dy anijet e para që do të përfitojnë Forcat e Armatosura shqiptare.

Si pjesë e projektit janë prezantuar vlerësime për të ardhura dhe investime: mirëmbajtje anijesh 18 milionë euro/vit, logjistikë dhe furnizime 12 milionë euro/vit, prodhim dy anijesh për Shqipërinë 110 milionë euro, prodhim për eksport 80 milionë euro/vit, shërbime teknike 8 milionë euro/vit dhe trajnime e çertifikime 2 milionë euro. Totali i parashikuar arrin rreth 1.2 miliardë euro brenda 5–7 vjetësh.

Marrëveshja synon të ringjallë një sektor të specializuar të industrisë detare në vend: ndërtim dhe montim anijesh patrulluese, prodhim komponentësh, si dhe mirëmbajtje dhe riparim i flotave ushtarake. Sipas parashikimeve, Kantieri në Pashaliman do të punësojë rreth 400 persona në fazën fillestare dhe synohet trefishimi i stafit brenda 5–6 vjetësh. Objektet do të mundësojnë ndërtimin e njësive deri në 80 metra gjatësi dhe kapacitet deri në 800 tonë.

Projekti pritet të rrisë kapacitetet teknike dhe logjistike të vendit, të përmirësojë aftësitë për misionet e përbashkëta dhe të integrojë pjesërisht industrinë shqiptare në zinxhirët europianë të mbrojtjes. Raporti i marrëveshjes dhe plani i investimeve është bërë publik dhe vlerësohet si një hap drejt standardeve të prodhimit dhe çertifikimit ndërkombëtar, sipas javanews.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.