Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,837 ▲ +0.63% ETH $2,050 ▲ +0.13% XRP $1.3138 ▲ +0.66% SOL $80.1600 ▲ +1.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Masakra në Elbasan: Familja Mema kërkon mbrojtje, përjashton veten nga masakra në lokalin e familjes Çapja

aaaaPjesëtarë të familjes Mema në Elbasan dhe Tiranë, kërkojnë mbrojtje nga policia e shtetit, pas maskarës së ndodhur në kryqëzimin e Krastës, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosen.
Pjesëtar të afër të ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan, Fadil Mema i vrarë në Itali, kanë marr kontakt me policin dhe prokurorin e Elbasanit, duke kërkuar mbrojtje. Mësohet se gjatë komunikimit me drejtues të policisë e prokurorisë ata janë shprehur se nuk kanë gisht në masakrën ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Burimet thonë se për shkak të kaluarës konfliktuale mes dy familjeve, ata ndihen të frikësuar dhe për këtë fakt kanë kërkuar mbrojte duke u treguar edhe të gatshëm për të bashkëpunuar me hetuesit për çdo dyshim. Mësohet se kërkesa e tyre është vlerësuar dhe nga ana e policisë është vendosur një patrull pranë vendbanimeve të tyre. Por hetuesit thonë, se pavarësisht komunikimit me policin nuk përjashtohen nga hetimi edhe rasti I konflikteve mes tyre.
Nga ana tjetër, pas verifikimeve paraprake edhe të kamerave të sigurisë, të cilat I janë nënshtruar ekspertizës, rezulton se atentatoret janë afruar pranë lokalit me drita të fikura në makinë. Kjo për të mos rënë në sy tek personat që ndodhehsin në lokal. Sipas hetuesve, kamerat e sigurisë për mungesë të ndriqimit nuk kanë arritur të filmojnë personat që kanë zbritur nga makina por vetëm zjarrin e dy armëve të shkrepur në drejtim të lokalit ku ndodheshin viktimat dhe të plagosurit e këtij atentati. Burimet nga policia, dyshojnë se autorët kanë qenë njohës të mirë të zonës ose janë ndihmuar nga ndonjë vendas për lëvizjet si para ashtu edhe pas atentatit.
Ndërkohë laboratori i policisë shkencore ende nuk ka përfunduar ekzaminimet daktiloskopik të gjurmëve të gishtave në armët e gjetur në vendin e ngjarjes, krahasimin balistik të gëzhojave me predhat e qitura dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
Pavarësisht mungesës së provave shkencore, mëoshet se policia ka vazhduar edhe gjatë natës së enjte dhe mëngjesin e hershëm të së premtes me kontrolle në zonën e Elbasanit. Sipas policisë, janë ushtruar kontrolle në 16 banesa duke i shoqëruar 19 persona, të cilët janë marr në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Si dhe janë kontrolluar 13 mjete që korespopndojnë me makinën që atentatorët kanë përdorur natën e krimit në Elbasan.
Si pasojë e sulmit me armë në lokalin e familjes Çapja kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë janë plagosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.