Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,880 ▼ -0.13% ETH $2,051 ▼ -0.37% XRP $1.3151 ▼ -0.14% SOL $80.2200 ▲ +1.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Masakra në Elbasan, shoqërohen 46 persona për verifikim

aPolicia ka vijuar gjatë gjithë natës punën për kapjen e autorëve të vrasjes së 3-fishtë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Elbasan. RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontroll në dhjetëra banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd dhe ka shoqëruar në komisariat 46 persona për verifikim.
Janë kontrolluar gjithashtu mjete me të cilat dyshoheshin se mund të lëviznin autorët dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje pallatesh. Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një lokali në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 10 të plagosur.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri u hap me një arme tip kallashnikov nga një automjet tip “BMË X5” në drejtim të lokalit. Si pasojë e plumbave, kanë humbur jetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.
Ndërkaq, të plagosur mbetën: Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan Muça, Ferit Muça dhe Ardian Zharri. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje lidhur me ngjarje të së shkuarës, pasi familja Çapja nuk është e panjohur për Policinë e Shtetit. Rreth 1 orë pas ngjarjes, 6 nga të plagosurit u transportuan me helikopter nga Elbasani drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre ishte e rënduar. Por, sipas drejtorit të këtij spitali, Gjovalin Bushi, më e rënduar paraqitet gjendja e 3 prej tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.