☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 101.86 ▼9.82%
ARI 4,805 ▲2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,029 ▲ +2.67% ETH $2,187 ▲ +2.8% XRP $1.3636 ▲ +2.77% SOL $84.4000 ▲ +4.77%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 101.86 ▼9.82 % ARI 4,805 ▲2.57 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 101.86 ▼9.82 % ARI 4,805 ▲2.57 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Masat antiterror në Gjermani, kontroll edhe telefonave

Refugjatët që janë të strehuar në Gjermani, do t’u nënshtrohen një skanimi të vazhdueshëm të të dhënave nga policia , që arrin deri në kontrollin e aparateve celularë apo edhe rrjeteve të tyre sociale.

Si pjesë e masave të reja antiterror, ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere njoftoi se policia kufitare duhet të marrë në dorëzim telefonat e tyre për kontrolle sigurie.

“Nëse ju doni të pranoheni në Gjermani do të na tregoni edhe kontaktet tuaja telefonike”, tha ministri i Brendshëm.

Masa vjen në një kohë kur është rritur numri i falsifikimit të pasaportave apo mjeteve të tjera të identifikimit të refugjatëve, alarm ky i dhënë nga Europol.

Nga ana tjetër, telefonat janë mjete shumë të vlefshme që i lejojnë të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe të afërmit, e po ashtu në të njëjtën kohë i hapin rrugë policisë të mbledhë informacione potencialisht të rëndësishme.

Kjo është një praktikë e njohur për autoritetet në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Holandë, të cilat në mënyrë rutinore shqyrtojnë telefonat celularë për të verifikuar identitetin e refugjatëve.

Ligjet e tyre të emigracionit autorizojnë zyrtarët për konfiskimin e përkohshëm të telefonave, por në të njëjtën kohë konfiskohen edhe sendet me vlerë të refugjatëve që në shkëmbim marrin akomodim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.