☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,808 ▼0.13%
DOW 47,614 ▼0.63%
NASDAQ 22,893 ▼0.04%
NAFTA 103.28 ▲6.95%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,451 ▲ +0.79% ETH $2,202 ▲ +0.72% XRP $1.3368 ▲ +0.91% SOL $83.2900 ▲ +1.72%
S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,808 ▼0.13 % DOW 47,614 ▼0.63 % NASDAQ 22,893 ▼0.04 % NAFTA 103.28 ▲6.95 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Mavrovë, bora 88 centimetra

Reshjet e borës të cilat e përfshinë Maqedoninë që dje formuan shtresë dëbore prej 88 centimetrash në Hanet e Mavrovës, 50 në Pozharan, 19 në Krushevë, 11 në Tetovë, 10 në Gjurishte dhe tetë centimetra në Kriva Pallankë.

mavrov-euml-bora-88-centimetra_hdSot në mëngjes temperatura më të ulëta janë shënuar në Mavrovë – 4, Shkup 0 dhe 5 gradë në Dojran dhe Gjevgjeli.

Për momentin reshje të borës janë vërejtur në Kriva Pallankë, ndërsa reshje të shiut ka në Gjevgjeli dhe në Dojran. Më shumë erë ka në Gjevgjeli dhe përkohësisht tejkalon 25 km/h.

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, gjatë ditës me erë të përforcuar të përkohshme veriore dhe me të reshura të cilat do të jenë më intensive në pjesët lindore të vendit, veçanërisht gjatë natës. Në pjesët malore të reshurat do të jenë të borës, ndërsa në juglindje të reshura të shiut. Në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit të reshurat në vendet më të ulëta do të jenë të shiut dhe borës. Në pjesët malore do të formohet shtresë e re e borës, vende-vende me trashësi prej 20 centimetrave borë, ndërsa sasitë e reja të të reshurave vende-vende do të tejkalojnë 25 l/m2.

Temperatura do të lëvizë prej zero deri tetë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nga fundi i ditës reshjet do të kalojnë në reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar veriore. Gjatë natës reshjet do të jenë të borës.

Temperatura e ditës do të arrijë deri pesë gradë Celsius.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.