Politika
Mazhoranca nis procedurat për zgjedhjen e kreut të AMA, ja 7 kanididatët
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/10/mediA-320x227.jpg)
Mazhoranca ka nisur procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të Autoritetit të Mediave Audiovizuale, AMA proces që parashikohet të mbyllet deri ditën e enjte. Shtatë janë kandidatët që u paraqitën përpara komisionit: Gentian Sala, jurist; Gentian Skënderaj, ekonomist; Anila Basha gazetare; Zylyftar Bregu, gazetar; Raif Gorana, ekonomist; En Muci, ekonomist; Bers Hodo, jurist; Sokol Hasani, jurist nuk u paraqit.
Në mbledhjen e sotme të komisionit të medias mazhoranca i është drejtuar sërish opozitës përmes një letre ku i kërkon të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të AMA.