Ekonomia

Mbërrin kroçera “Thomson Celebration” me 1.226 turistë nga 11 vende

Sot paradite mbërriti në portin e Durrësit kroçera “Thomson Celebration” me 1226 turistë të huaj nga 11 vende të ndryshme në bord.

Pjesa më e madhe e tyre, 1211 vetë, vijnë nga Britania e Madhe, ndërsa nuk mungojnë turistët nga Irlanda (6), Zelanda e Re, ShBA, Portugalia, Kroacia, Hollanda, Italia, Kanadaja, Bullgaria dhe Spanja.

Anija turistike u ankorua në kalatën 5 rreth orës 8.00 paradite dhe dotë qëndrojë në Durrës deri në orët e para të mbrëmjës.

Autoriteti Portual ka marrë të gjitha masat për mikpritjen dhe për lehtësimin e kushteve të qëndrimit në portin më të madh të vendit.Mbërriti në portin e Durrësit kroçera “Thomson Celebration” Foto Gezim Kabashi (1)

Pas zbritjes në Durrës, një pjesë u nisën me autobuza drejt qyteteve historike të Krujës e Beratit, si dhe drejt Tiranës.

Shumë prej turistëve të tjerë po vizitojnë qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit.

Kroçera “Thomson Celebration” me gjatësi 215 metra dhe tonazh të përgjithshëm 34 mijë ton ka flamur maltez.

Në bordin e saj punon një personel prej 532 vetësh. Të Mbërriti në portin e Durrësit kroçera “Thomson Celebration” Foto Gezim Kabashi (2)djelën portin më të madh të vendit e vizitoi kroçera “Seeven Seas Navigator” me 449 turistë në bord, ndërsa të hënën e ardhshme pritet velieri luksoz “Sea Cloud” me 61 turistë.

Deri tani në Durrës kanë mbërritur 7 kroçera me 4810 turistë gjithsej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button