Ekonomia

Ahmetaj: Hiqet pengesa e rimbursimit të TVSH-së për eksportet

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deklaroi se qeveria ka vendosur që të heqë pengesën e rimbursimit të TVSH-së për eksportuesit e mallrave shqiptare.

Ahmetaj theksoi se, për qarkullim 50% në eksport, rimbursimi përfitohet automatikisht.
“Me vendimin e sotëm kemi ndryshuar në themel një nga procedurat që deri më sot mund të ketë qenë penguese. Deri më sot, rimbursim automatik brenda 30 ditëve do të merrte vetëm një biznes i cili ishte 100 për qind sipërmarrje eksporti. Me ndryshimin që kemi bërë, të gjitha sipërmarrjet që kanë një qarkullim në eksport 50 për qind e sipër të qarkullimit të tyre total, përfitojnë rimbursim automatik të TVSH-së të rimbursueshme, pa asnjë pengesë edhe kur janë nën kontroll tatimor”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, “deri më sot me këtë kusht përfitonin vetëm 12.3 për qind e biznesve”. “Deri në fund të vitit 2015 rezultonin 2 515 subjekte eksportuese prej të cilave përfitonin vetëm 300 sipërmarrje. Sot me këtë ndryshim përfitojnë 1500 sipërmarrje, ose 40 për qind e totalit të eksportuesve”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj shtoi se tanimë ekonomia shqiptare po kalon në fazën e dytë të zhvillimit, pas mbylljes së gropave që qeveria aktuale gjeti nga qeveria e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button