Maqedonia

Mbërrin në 20 numri i policëve të lënduar, katër nga të cilët në gjende të rëndë

Nga raportimi i fundit i mediave të vendit thuhet se numri i policëve të lënduar është ngritur në 20.

“Rreth 20 policë të lënduar, ku katër janë në gjende të rëndë shëndetësore”, kanë thënë burimet nga Spitalet e Maqedonisë

Related Articles

Nje koment

  1. Pa pretenduar se po e bëjë një analizë profesionale politike-operative dhe ushtarake, nuk me lenë shpirti rehat pa i shprehë për opinion edhe vërejtjet e mia, me shpresë, helbete mund t’u shërbejnë analistëve të mirëfilltë, për zbërthimin dhe njohjen e plotë të shkaqeve reale, të kësaj gjendje në këto troje të banuara nga vëllezërit tanë, si dhe për të përshkruar, si edhe përzgjedhur masat, mjetet e duhura dhe veprimet  sa më të drejta, të cilat duhet përdorur për të eliminuar njëherë e përgjithmonë arsyet për t’u ripërsëritur diçka e tillë!
     Kjo çfarë po ndodhë në IRJM, konkretisht në regjionet e banuara denbabaden me shqiptarë, besojë se është shqetësuese për të gjithë ata të cilët nuk janë të bërë synet nga njerëzorja-kombëtarja, si dhe për të gjithë ata të cilët nuk marrin këshilla nga disa “miq” nga kancelari dhe çarqe të huaja, para se të shkojnë edhe në shtratin bashkëshortor. Mjerisht, krejt ajo çfarë po ndodh në Luginën e Vardarit, pashmangshëm imponon përfundimin, se kur alamet forcash policore-ushtarake, të shoqëruara  nga një arsenal i madh i mjeteve të blinduara – transportuese dhe luftarake, nga një artileri e kalibrave të ndryshëm dhe nga flota e helikopterëve të sofistikuar policorë dhe ushtarak, si p.sh. Mi-24 e Mi-25, nuk duhet kuptuar ndryshe, pos si një ogur i zi, jo vetëm për regjionin tonë.
    Kur aparati represiv shtetëror sllavo-maqedonas po rikryen veprime ofensive në pjesë të banuara me shtetas të tij (të marrim se kështu i konsideron edhe shqiptarët), duke zbatuar përpunimin sistematik artilerik të terrenit, nga toka dhe ajri, me piketim të veçantë një lagje të banuar me shqiptar, pa bërë as veprimet , bile ato formalet, për evakuimin e popullatës civile nga zona e paraparë për veprime ofensive luftarake. Andaj, sjelljet e tilla nuk mund të klasifikohen ndryshe, pos veprime terroriste-fashizoide shtetërore kundërshqiptare. Kam përshtypjen, se as më këtë rast nuk duhet të përjashtohet ndihmesa vëllazërore për forcat e IJRM nga simotra e tyre xhandarmëria serbo-çetnike!
    Kjo çfarë po ndodhë në Kumanovë e shoqëruar me dislokimin e forcave jo të pakta dhe më elite policore- ushtarake serbo-çetnike në Luginën e Preshevës, përreth kufirit me Kosovën, duhet të kuptohet si zile alarmi për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, se për trojet shqiptare po kanoset rreziku i zbatimit të një skenari sllavo-çetnik kundër shqiptarëve dhe  i përmasave të paparashikueshme.
    Mos të harrohet se paralajmërimet e mbajtjes së këshillave të sigurisë kombëtare të Serbisë dhe IRJM, duhet të merret si diçka shumë serioze, aq më tepër kur për krejt çka po ndodhë në rrethinën e Kumanovës dhe në regjionin përreth kufirit me Kosovën, shovinistët sllavo-maqedonas akuzojnë se gjoja grupe të armatosura paskan pas hyrë nga territori i Kosovës. Përndryshe mos të befasohemi, nëse nesër ndodh diçka e tillë në Veriun e Mitrovicës dhe Luginën e Preshevës!
    Kam drojën, se përballë të një terrori të egër që vazhdon të ushtrohet ndaj popullatës të pambrojtur civile shqiptare, nga një aparat shtetëror i udhëhequr nga një shovinizëm apo barbari e tipit mesjetar, pos luftës të organizuar mirë dhe duke përdorur të gjitha mjetet e lejuara demokratike, nuk ka mbetur zgjidhje tjetër.
    Me 09 maj 2015
    sveseli@hotmail.com
     
     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button