Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mbështetje për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek dhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sot në Prishtinë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës. Ata çmuan lart rolin e Presidentes Jahjaga në krijimin e imazhit shumë pozitiv të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e saj në zhvillimet brenda vendit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.

Presidentja Jahjaga e njoftoi këtë delegacion me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në proceset dhe reformat që janë duke u zhvilluar e që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Presidentja Jahjaga tha para deputeteve evropianë se sfidat e Republikës së Kosovës janë të ngjashme me ato të të gjitha vendeve të rajonit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për tejkalimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë për të gjithë qytetarët.

25.09.2015 Takim me Komisioni p+½r Pun+½ t+½ Jashtme i Parlamentit Evropian_2Presidentja Jahjaga theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, vendosjen e rendit dhe ligjit, duke konstatuar se Kosova është shembull për gjithë rajonin për qasjen që ka treguar ndaj sfidave globale siç është ekstremizmi dhe radikalizmi.

Presidentja Jahjaga me deputetët evropianë bisedoi edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku edhe një herë ritheksoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces, pasi që vlerësoi se ka ngecje në zbatimin e tyre në praktikë. Ajo rikonfirmoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Serbinë.

Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi se vendimi për krijimin e kësaj force është bërë pas rishikimit të sektorit të sigurisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

Sot, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku do jenë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Takimi i tretë zhvillohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.