☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,186 ▼ -2.34% ETH $1,995 ▼ -2.4% XRP $1.3368 ▼ -0.75% SOL $82.7800 ▼ -2.72%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbi 2 milionë lekë të ardhura? Urgjent deklarimin, ose e pësoni!

Drejtoritë rajonale të tatimeve u kanë dërguar të gjithë individëve që kanë konstatuar se kanë pasur të ardhura më të larta se 2 milionë lekë në 2015-n, që të bëjnë sa më shpejt deklarimin e të ardhurave.

“Në zbatim të ligjit për të ardhurat, ju duhet të kishit dorëzuar online deklaratën individuale të të ardhurave vjetore të vitit 2015, pasi keni realizuar të ardhura të tatueshme më të larta se 2 milionë lekë në vit”, thuhet në shkresën e tatimeve, ku u kërkohet që të bëhet deklarimi brenda 20 ditëve nga marrja e njoftimit.

Por, nëse dorëzoni tani deklarimin për të ardhurat e 2015-s, ai quhet i vonuar dhe automatikisht do të dënohet me gjobë. Sipas Kodit të Procedurave Tatimore, gjoba për deklaratë të vonuar është 5 mijë lekë, nga 10 mijë lekë që ishte më parë (gjoba u përgjysmua pas ndryshimeve të fundit lehtësuese të kodit të procedurave).

Ndërsa për vitin 2016, individët dhe bizneset që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit kanë ende kohë deri në 31 prill për të dorëzuar deklarimet online.

Pak kohë më parë Drejtoria rajonale e tatimeve e Tiranës, u nisi një njoftim të gjithë tatimpaguesve, ku i kujton afrimin e afatit për deklarimin e të ardhurave vjetore mbi 2 milion lekë.

“Tatimpaguesit individë, rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, ne Shumen  2 MILION  leke , kanë detyrimin ligjor të dorëzojnë online deklaratën individuale të të ardhurave vjetore. Deklarues  i të  ardhurave individuale vjetore janë edhe tatimpaguesit jorezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë. Ju kujtojme se  deklarata  individuale vjetore e  të ardhurave per vitin 2016 dorezohet jo me vone se  data 30 prill  2017”.

Që kur ligji hyri në fuqi, deklarimet janë shtuar me nga 11% në vit, duke e çuar numrin e raportimeve në 6341 gjatë 2016-s, sipas të dhënave të mëparshme nga tatimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.