Mbi 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale në administratën tatimore
Mbi 30% e bizneseve nuk transmetojnë të dhënat e kasave fiskale në administratën tatimore.
Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, në qershor 2016, numri i kasave mos transmetuese në total arrin mbi 57 mijë.
16 mijë prej këtyre kasave i përkasin biznesit të madh, 32 mijë biznesit të vogël, dhe 9 mijë biznesit të vogël me TVSH.
Për periudhën, janar,qershor 2015, numri i kasave mos transmetuese arrinte më shumë se 153 mijë. Por me gjithë reduktimin në 57 mijë, numri i tyre mbetet ende mjaft i lartë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi në fillim të kësaj jave nisjen më 1 gusht të betejës së dytë kundër evazionit me kuponët tatimorë. Sipas tij, shumë biznese nuk presin kupon në bazë të xhiros reale, ndërkohë që ekziston gjithashtu një numër mjaft i madh i kasave fiskale jofunksionale.