☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,765 ▼0.24%
DOW 47,366 ▼0.71%
NASDAQ 22,688 ▼0.04%
NAFTA 86.72 ▲3.92%
ARI 5,178 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,604 ▼ -0.03% ETH $2,062 ▼ -0.06% XRP $1.3915 ▼ -1.31% SOL $86.9700 ▼ -0.93%
S&P 500 6,765 ▼0.24 % DOW 47,366 ▼0.71 % NASDAQ 22,688 ▼0.04 % NAFTA 86.72 ▲3.92 % ARI 5,178 ▼1.22 % S&P 500 6,765 ▼0.24 % DOW 47,366 ▼0.71 % NASDAQ 22,688 ▼0.04 % NAFTA 86.72 ▲3.92 % ARI 5,178 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Bregu: Të përgatisim kuadrin strategjik për çeljen e negociatave

Në Tiranë nisi punimet Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku i pranishëm është edhe Eurokomisioneri, Johanes Hahn.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu u shpreh se “duhet të jemi sa të mirë kuptueshëm me njëri-tjetrin mes nesh po e po, por edhe me qeverinë pasi ky proces transparencën e gjithëpërfshirjen i ka elementët garantues të suksesit”.

Bregu tha se Evropa siç e dimë të gjithë është e përfshirë sot nga kriza më të mëdha se sa mungesa e mirëkuptimit tonë të vazhdueshëm politik dhe sigurisht që zgjerimi nuk është halli më i madh i evropianëve, por ajo shprehu bindjen se “anëtarësimi në Bashkimin Evropian edhe pse nuk është një garanci për një botë perfekte, do të nënkuptonte garanci më të mëdha për nivelin tonë të demokracisë, duke filluar nga zgjedhjet e lira e të ndershme, sundimi i ligjit dhe deri tek standardet e përgjithshme, të cilat sot janë të kërcënuara fatkeqësisht edhe nga terrorizmi në Evropë”.

Nuk është çështja se sa të suksesshëm kemi qenë ne gjatë këtij viti për mbikëqyrjen e procesit të integrimit, por shtoi Bregu, besoj se për të gjithë ne, më rëndësi është që ky Këshill të konsolidojë të kuptuarit njësoj të detyrimeve të procesit.

“Dhe që puna jonë të jetë me rezultative duhet sigurisht që të gjithë dokumentat e rëndësishme që qeveria harton edhe për procesin e integrimit të konsultohen bashkë me ne në fazën e tyre fillestare”, tha ajo.

Bregu kërkoi nisjen në mënyrë urgjente të përgatitjes së kuadrit strategjik për çeljen e negociatave, pavarësisht se kur do të ndodhë ajo.

Kjo është mbledhja e 5 e Këshillit Kombëtar të Integrimit i cili është ngritur vetëm një vit më parë me 44 anëtarë, të cilët janë përfaqësues jo vetëm nga parlamenti, por edhe nga shoqëria civile, institucione të pavarura, bota akademike dhe media.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.