☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,989 ▲ +1.15% ETH $2,163 ▲ +0.86% XRP $1.4415 ▼ -0.17% SOL $90.2900 ▲ +0.79%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Mblidhet Konventa e Grave Socialiste, Rama: Gruaja në shoqëri, potencial i jashtëzakonshëm

Nisi punimet në Tiranë, Konventa e Grave Socialiste, ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, duke vlerësuar rolin e grave në shoqërinë shqiptare, tha se Partia Socialiste është e hapur ndaj grave dhe vajzave.

“Edhe në Kongresin e Partisë, i cili do të mblidhet këto ditë, 50 % e anëtarëve janë gra”, tha Ruçi. Gratë dhe vajzat shqiptare, sipas Ruçit, duhet të arrijnë kuotën 50 % tek organizata e Partisë.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se Partia Socialiste nxit përfaqësimin e gruas në politikë.

Kryeministri Edi Rama, i cili uroi gratë në të gjithë vendin me rastin 8 Marsit, tha se sot e nisa ditën duke dhuruar 3 buqeta me lule. Një për nënën, të cilës, tha Kryeministri nuk do të mund t’i jem asnjëherë aq mirënjohës sa e meriton. “Një tufë për vjehrrën. Dhe tufën e tret, gjysmës sime më të mirë”, tha Rama.

Konventa do të vijojë punimet me anëtarësime të reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.