Mblidhet në Bruksel, sesioni i parë i Këshillit NATO-Rusi për vitin 2017
Ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe të Rusisë janë mbledhur në selinë e aleancës në Bruksel, për sesionin e parë të Këshillit NATO – Rusi për vitin 2017.
Bisedimet e sotme pritet të përqendrohen në konfliktin në lindje të Ukrainës, situatën e sigurisë në Afganistan dhe mënyrat për reduktimin e rreziqeve ushtarake në Evropë.
“Për mua, ky është një hap i rëndësishëm drejt gjërave më të parashikueshme, drejt transparencës më të madhe, e cila është veçanërisht e nevojshme tani, kur kemi rritje të aktivitetit ushtarak përgjatë kufijve tanë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sesioni i Këshillit NATO-Rusi pason tri mbledhje të ngjashme vitin e kaluar.
Ai vjen një ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës, ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.


![Anije mallrash lundrojnë në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, siç shihet nga Ras al-Khaimah veriore, pranë kufirit me guvernatoratin Musandam të Omanit, në mars [Dosja: Reuters]](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/04/2026-03-30T160853Z_1865467844_RC2B2KACZ1E9_RTRMADP_3_IRAN-CRISIS-IMF-1775503277.jpg-600x380.webp)
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.