PolitikaPresidenciale
Mbreti Abdullah i Jordanisë vizitë në Tiranë, takon presidentin Nishani
Mbreti i Mbretërise Hashemite të Jordanisë, Abdullah II, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Rreth orës 12:40 mbreti u prit nga presidenti Nishani ku po zhvillohet një takim kokë më kokë. Për vizitën e Mbretit Abdullah policia ka bllokuar rrugët qendrore të kryeqytetit.
Pas takimit me Presidentin Nishani axhenda zyrtare e kësaj vizite parashikon daljen në një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 13:50.