Mbreti i Belgjikës: 22 marsi s’do të harrohet kurrë
Mbreti Philippe i Belgjikës ka deklaruar se data 22 mars nuk do të harrohet kurrë te populli belg pas sulmeve të Brukselit.
Në një adresim për popullin, mbreti ka deklaruar se Belgjika është në zi dhe se 22 marsi më kurrë s’do të jetë i njëjtë.
“Jemi përballur me një kërcënim, por do të vazhdojmë të punojmë së bashku qetë, sinqerisht dhe me dinjitet. Duhet të vazhdojmë t’i besojmë vetvetes. Kjo është fuqia jonë”, ka deklaruar ai.
Mbreti po ashtu ka shprehur falënderimin e tij për shërbimet emergjente duke thënë se “jemi shumë falënderues për të gjithë ata që ndihmuan”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.