Ekonomia

Mbrojtja e Konsumatorit, Ekonomi-qytetarëve: Njihuni me të drejtën tuaj për t’u shërbyer më mirë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në kuadër të javës globale për mbrojtjen e konsumatorit nisi një fushatë sensibilizuese në të gjithë vendin për njohjen e të drejtave të konsumatorit, por edhe mbi praktikat e padrejta tregtare.

MZHETS-së ka bërë publike 31 praktikat e ndaluara, të cilat në asnjë rast nuk mund të përdoren nga biznesi për të shitur mallra apo shërbime të bazuara në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

Ministrja e MZHETTS, Milva Ekonomi e cila vizitoi stendën pranë Pedonales dha një mesazh për konsumatorët dhe të drejtat e tyre. “Sot është dita ndërkombëtare e të drejtës së konsumatorit, i cili duhet të mbrohet e respektohet për të gjitha llojet e konsumit që bën në tregun vendas”, deklaroi Ekonomi.

Sipas saj, sot kemi dalë me disa stenda për të bërë një sensibilizim për këtë ditë, ku mesazhi për konsumatorët është: “njihuni me të drejtën tuaj për t’u shërbyer më mirë”. Ministrja Ekonomi komentoi edhe inflacionin e ulët të shënuar përgjatë muajve të fundit. Sipas saj, nuk kemi të bëjmë me një situatë deflacioni por me një inflacion të ulët.

Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve që po zhvillohen në mbarë botën që promovojnë mbrojtjen e konsumatorit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillimin në Shqipëri (GIZ) organizoi një fushatë ndërgjegjësimi që synon informimin direkt të konsumatorëve përmes stendave informative.

Gjatë ditës së sotme janë vendosur 4 stenda në disa zona të Tiranës: sheshi Skenderbej, pedonalja, rruga e Elbasanit dhe zona e Bllokut, ku po shpërndahen broshura me informacione për të drejtat e konsumatorëve.

Aktualisht, sapo ka nisur punën Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut, që do të bëjë që dhe konsumatori shqiptar të jetë më i mbrojtur nga abuzimet e mëdha që janë ndeshur gjatë viteve të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button