Opinion

Më 21 janar diçka duhej vrarë

ELJAN TANINI

Eljan Tanini21 Janari ishte dhe do të mbetet një nga mënyrat për të ardhur në pushtet, me një lajthitje të sinqertë ku nuk kuptohet arratisja e dashurisë ndaj popullit të shkretë milet. Histori pa ndodhi që pati katër të vrarë, të shtëna që vetëm ata e dinë nisjen dhe fundin e tyre ku ende nuk i kemi mësuar gënjeshtrat kundër popullit. Mbase ata që na qeverisin sot, janë një e keqe e domosdoshme, sepse ne jemi ende në fazën që presim një mëshirë nga sipër për të gjitha fajet që kemi bërë vetë: për ata që i zgjedhim pa i kuptuar mirë që nga lindja e ideve e deri tek paraqitja pamore e lojës me artin. Ne kemi ende atë mëshirën, kemi dëshirën që ata sipër të na duan. Ka disa të qara autoktone, qe na e presin zemrën me lakrimozat e tyre lëpirëse se vrasjet e 21 Janarit ishin një shenjë për të kuptuar dallimin mes autorëve të plumbave. Vrasës quhet edhe ai që i nxori në bulevard, edhe ai që i vrau, por edhe ai që u bë shkak për ta. Ai që e do turmën, ai që e krijon liderin e kopesë mes tyre me apo pa leje, ka të paktën një shenjë bariu me gjithë përpjekjen e mundshme duke mos e lënë atë për ushqim kafshësh të egra. Unë nuk pashë askënd më 21 Janar të mbronte turmën që nuk e dinte se çfarë donte. Ne mezi kemi dalë në shesh për gjërat tona, e më pas jemi hallakatur duke kuptuar se nuk e kemi mësuar mirë kuptimin e protestës së përbashkët. Po fajtorët? Ne cilin burg janë ata sot? A janë dënuar? A ju vu faji dikujt që e flaku turmën mes Gardës së Republikës e cila e kishte të vështirë të gjente shkaqet e veta se gjaku yt nuk qëllohet?! Sa për këtë të fundit, ajo ka një pluhur të zi që e kanë veshur me shpërblimin e vetëm se dikush duhet të shtinte mbi ne. Por nuk është faji i Gardës. Ne dhe ata. Ju mendoni se ne shqiptarët e fundit të Shqipërisë pa shqiponja ishim kaq të prekur nga një video që shënon hesapet për të pasur kriza të pushtetshme elektorale? Sepse sot, korrupsioni është po aq i barabartë me atë çka flitet se nuk është më me të njëjtat merita, por thjesht nuk duket e nuk flitet më për të. Ndërsa zgjedhjet, ato e kanë humbur lirinë me po atë sistem që vuajtëm në 40 e ca vite: për të na u dashur 40 e ca të tjera si shpagim. Ata. Kujt duhet t’i marrim leje të themi se gjoja prekjet famëkeqe që u vranë më 21 Janar, ishin një formë që justifikon ardhjet e atyre të tjerëve në pushtet me hallakatjet e kapardisjes se na duhen disa heronj?! Unë nuk e dua një forcë që fjalën e ka arrogante, që i bën të gjitha vetë dhe që mburret me pastrimin e pastër të këpucëve prej qyteti. Shikoni Tiranën. Ajo është një betonishte prepotente, e frustruar, aspak femërore, ashtu siç janë edhe fjalët e elegancës së një qeverisjeje të provuar tashmë. 21 Janari ishte dhe është një stil goditjesh ndaj një perandorie që dukjen e kish kthyer në afsh erotik të tipit: Sa bukur, kam fituar ca fjalë të bukura në ekran, por sërish nuk ndiej më asgjë. Mua si një shqiptar i Votës së Bardhë, nuk më kanë interesuar kurrë ato që bëjnë politikanët sot, por ato që po përgatisin për të ardhmen. Duhet pastruar e tashmja, por për të ardhmen e për të mbuluar plot e përplot me glasa nga kotecet e shtëpive tona kush mendon?! Së fundmi: Për çfarë është mirë me qenë shqiptar? Ose për kë është mirë me qenë shqiptar?! Kjo është një nga gënjeshtrat tona më të mëdha që i bëjmë vetes në mënyrë masive, sepse ka pak krenari për të qenë të tillë.

Sipas një thesi fjalësh të menduara nëpër ngrehina cepash, mësohet se natyrat e varfra në politikën tonë, e projektuan 21 Janarin për një dehje që duhej ardhur në pushtet me një arsye të vetme: dikush duhet të vdiste e që më pas të bëhej lëmshi prej martiri. Mbase jo aq të vrarë sa njihen me dyshime, të paktën 1 po. Këtyre 21 Janarsave që e organizuan këtë datë, kaq shumë po u pëlqen shija e pushtetit, nga makinat, rojet apo të dalurat e përditshme në TV, gjë që shoqërohet ashtu si nga hera me korrupsion të pafundmë dhe me shpërfillje të plotë ndaj interesave të vendit. Kush e ka pranuar prej atyre të treve të paktën një të thënë publike?! Shikoni se asnjë prej politikanëve tanë nuk ka bërë kurrë vetëvrasje! E gjitha kjo sjellje brenda natyrave njerëzore më shumë virtuale se reale ka hedhur për këta pozaxhinj, dëshirat për t’u bërë yje, lëvizja me hapje duarsh lartë e poshtë, të folurat ndjesore, apo edhe ata që e flasin gjuhën shqipe duke e nisur me ju dhe e mbarojnë me ti, i ka bërë shqiptarët të mendojnë se fuqia e pushteteve nuk varet sa arrogancë ke në ekran! 21 Janari ishte shenjë lufte ndaj ripërsëritjesh të suksesshme se simbolikat e shkuara e patën dënuar Kryeministrinë me sulme. 21 Janari është një datë e pastër ku shteti dhe shtetarët të vrasin, madje edhe ata që pretendojnë të jenë më pas në krye, duke përdorur popullin e varfër nga një perandor që shpifjen prej hedhurine e ka nënë, nga një tullumbace që helmin e tradhtisë e ka shenjë për të qëndruar andej pas veshëve, por që është mllefi vetë, dhe nga ai – ata që tradhtinë e përdorimit të popullit të varfër e kishin menduar mbi një masakër ku duheshin larë duart dhe fjalët nga epshi i shenjave të lëna tradite për t’u bërë më pas detyrim për të ardhur në shtet. Duhet është edhe duket! Dikush duhej vrarë, dikush duhej përdorur. Ai që e do turmën dhe ata që i nxori në shesh, mund të rrinte bashkë me ata, bashkë me ne aty. Nëse nuk do të mendohej kështu për shpirtrat e flakur në bulevard, atëherë ai me ata që i nxorën, pse nuk e sheshuan protestën?! Pse nuk i mbrojtën njerëzit e tyre?! Por kush ka “bythë” ta bëjë këtë gjë në Shqipëri?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button