🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,946 ▲ +0.3% ETH $2,266 ▲ +0.34% XRP $1.2507 ▼ -0.39% SOL $94.5500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Me 64 vota “Për”, Kuvendi miratoi ligjin për Këshillin e Prokurorëve

Kuvendi me 64 vota “pro”, 15 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, miratoi Projektligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Ky ligj është pjesë e Agjendës së Reformës dhe synon të forcojë pavarësinë, profesionalizmin dhe transparencën në sistemin e prokurorisë publike.

Ministria e Drejtësisë thekson se me zgjidhjen e re ligjore reformohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, duke vendosur kritere të qarta për ekspertizë, përvojë dhe integritet, si dhe duke futur sistem të meritës në përzgjedhje, ngritje dhe përgjegjësi disiplinore të prokurorëve.

Sipas Ministrisë, rritet ndjeshëm edhe transparenca përmes publikimit të vendimeve dhe raporteve, mbajtjes së seancave publike dhe transmetimeve të drejtpërdrejta, ndërsa për herë të parë vendoset një sistem i qartë dy-nivelësh në procedurat disiplinore me mundësi për mbrojtje gjyqësore ndaj vendimeve të Këshillit.

Ligji, i cili u miratua tre muaj pas kalimit në Qeveri, është pjesë e Agjendës reformuese me afat të BE-së deri në dhjetor 2025, të cilin vendi nuk arriti ta përmbushë në kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.