🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.04 ▼1.23%
ARI 4,138 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,471 ▲ +3.15% ETH $2,426 ▲ +5.61% XRP $1.3082 ▲ +2.49% SOL $95.9700 ▲ +3.16%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.04 ▼1.23 % ARI 4,138 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.04 ▼1.23 % ARI 4,138 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Boterori

Ancelotti: Neymar nuk do të largohet nga kombëtarja, ja kur do të jetë gati për të luajtur – Telesport

Përgatitja e Brazilit për Kupën e Botës në futboll është e mbuluar me një mister në lidhje me gjendjen fizike të Neymar. Lojtari u pa duke çaluar në momentin që zbriti nga avioni, ndërkohë që ai është ende në fazë rikuperimi.

Trajneri Carlo Ancelotti hedh poshtë dyshimet në lidhje me dëmtimin dhe rikuperimin e Neymar: “Ai do të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur, ne nuk do të ndryshojmë askënd në listën e kombëtare. Ai do të qëndrojë këtu”.

Lojtari i Santos pësoi një dëmtim në pulpë që ngriti alarmin në kampin brazilian. Carlo Ancelotti po qetëson atmosferën dhe po jep të dhëna se kur do të kthehet lojtari, që humbi miqësoren kundër Panamasë, por nuk do të luajë as në miqësoren tjetër ndaj Egjiptit.

“Ne mendojmë se Neymar do të rikuperohet dhe do të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur. Ai po punon mirë, është entuziast. Për të qenë të qartë, ai do të jetë me ne deri në ditën kur të rikuperohet dhe të jetë i disponueshëm”, tha trajneri italian.

“Mendojmë se ai mund të rikuperohet për ndeshjen e parë kundër Marokut. Ose, maksimumi, për ndeshjen e dytë, atë ndaj Haiti. E përsëris, nuk do të ndryshojmë askënd nga lista me 26 lojtarë”, deklaroi Ancelotti.

“Para thirrjes, morëm një deklaratë nga Santos ku thuhej se lojtari kishte një problem të vogël. Lojtari u thirr sepse stafi mendonte se ai e meritonte. Thashë se mund të thërrisja një lojtar që nuk ishte 100% në formë dhe që do të ishte gjatë Kupës së Botës”, tha Ancelotti.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.