🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,800 ▼ -0.35% ETH $2,050 ▼ -0.5% XRP $1.3152 ▲ +0.69% SOL $80.1200 ▲ +1.39%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Me maskë të zezë dhe i pashoqëruar, momenti kur Rama mbërrin në mbledhjen e Këshillit Politik

Me maskën e vendosur në fytyrë, e cila është bërë e detyrueshme në ambiente të mbyllura, për shkak të situatës së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama mbërriti pak minuta pas orës 11.00, në mbledhjen e Këshillit Politik.

Bëhet fjalë për mbledhjen e thirrur për të diskutuar lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Pritet diskutimi për ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare, të cilat kanë gjetur mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, ku pritet të diskutohet për hapjen e listave zgjedhore dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore.

Pjesë e kësaj mbledhje, krahas Kryeministrit, u paraqit edhe bashkëkryetari socialist i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Partia Demokratike përfaqësohet në Këshillin Politik nga Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, ndërsa opozita parlamentare nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim, përfaqësohet nga Petrit Vasili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.