🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,867 ▼ -0.36% ETH $2,094 ▼ -0.54% XRP $1.3992 ▼ -0.1% SOL $88.3000 ▼ -0.8%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Bota

Media botërore: Dorëheqja e Renzit, një goditje për të gjithë politikën evropiane

Një goditje për të gjithë politikën evropiane. Dorëheqja e njoftuar e kryeministrit italian, Matteo Renzi, pas fitores së pastër të ”jo”-së në referendumin kushtetues, hap të gjitha faqet në internet të gazetave kryesore të botës.

Që nga amerikanet ”The New York Times” dhe ”Wall Street Journal” për të vazhduar me francezen ”Le Monde” dhe më pas me britaniket ”Financial Times”, BBC dhe ”Tepegraph” për të përfunduar me spanjollen ”El Pais”.

Të gjitha këto sjellin në faqe të parë lajmin urgjent për humbjen e referendumit nga Renzi.

Këto gazeta e drejtojnë fokusin jo vetëm për faktin se çfarë do të ndodhë më pas apo për rrugët e mundshme që mund të hapen me krizën politike të provokuar nga rezultati i votimit, por edhe për faktin që shumë prej këtyre gazetave rezultatin e këtij referendumi e shohin si një sinjal të ri një Evrope të kërcënuar nga populizmi.

“Renzi njofton dorëheqjen pasi humbi referendumin për reformat kushtetuese”, shkruan CNBC, që flet për humbje turpëruese që zhyt vendin dhe zonën euro në konfuzion.

”Renzi arkëton humbjen në duart e populizmit”, shkruan ”The New York Times”.

”Nga nesër vendi futet në një paqartësi politike dhe ekonomike, në një Bashkim Evropian të tronditur nga përmbysjeT politike dhe irritimI ndaj partive politike”, thekson NYT.

”Bëhet fjalë për një dorëheqje nën presionin populist që po rrethon establishmentin politik evropian, që humbi një tjetër betejë”, shkruan nga ana e saj gazeta ”The Washington Post”.

Ndërkohë francezja ”Le Monde” dhe spanjollja ”El Pais” nënvizojnë refuzimin e pastër që italianët i bënë  reformës kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.