🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,970 ▼ -0.29% ETH $2,052 ▼ -0.78% XRP $1.3215 ▲ +1.2% SOL $80.4400 ▲ +0.92%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Mediat gjermane pretendojnë se kanë siguruar dokumentet sekrete të ISIS

Süddeutsche Zeitung pretendon në botimin e saj në internet se shtetit islamik i janë zhdukur disa dokumente të fshehtë me emrat e luftëtarëve të tij të huaj. Nga sa tregon raporti online, gazeta gjermane zotëron disa duzina dokumentash të klasifikuara si “sekrete” të IS.

Këto dokumenta përmbajnë të dhëna edhe për luftëtarë gjermanë. Materiali thuhet se e ka burimin nga pyetje të bëra brenda IS. Për grupin terrorist kjo përbën një goditje të rëndë, pasi dëshmon se informacione të brendshme të tij tashmë janë në duart e autoriteteve të sigurisë. Në detajet që jep mbi metodat e ISIS-it në raport me luftëtarët e huaj, Süddeutsche Zeitung, thotë se çdo vullnetar i grupit xhihadist duhet t`i përgjigjet gjithsej 23 pyetjeve.

Krahas emrit, emrit të luftës dhe vendbanimit të mëparshëm, ata që duan ti bashkohen luftës pyeten edhe të dhëna mbi trafikuesit, të afërmit si dhe të ashtuquajturën “përvojë në Xhihad”.

Personat që shkojnë në territorin nën sundimin e IS në Siri veç kësaj mund të deklarojnë nëse dëshirojnë të angazhohen si luftëtarë apo si atentatorë vetëvrasës. Gazeta citon Zyrën Federale të Policisë Kriminale me pohimin: “Ne besojmë se me shumë gjasa bëhet fjala për dokumenta të vërteta”.

Fjala është për rrjedhje informacioni të përmasave të mëdha, e cila mendohet se përfshin mijëra dosje të tilla.

1 Koment

  • UROSH LESHI 08 March 2016, 14:08

    ISIS jane analfabeta.Kta punojne gjutur.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.