☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,534 ▼1.09%
DOW 45,727 ▼0.64%
NASDAQ 21,719 ▼1.68%
NAFTA 98.00 ▲2.56%
ARI 4,576 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,571 ▼ -0.04% ETH $2,126 ▲ +0.31% XRP $1.4324 ▲ +0.01% SOL $88.3400 ▲ +0.75%
S&P 500 6,534 ▼1.09 % DOW 45,727 ▼0.64 % NASDAQ 21,719 ▼1.68 % NAFTA 98.00 ▲2.56 % ARI 4,576 ▼0.66 % S&P 500 6,534 ▼1.09 % DOW 45,727 ▼0.64 % NASDAQ 21,719 ▼1.68 % NAFTA 98.00 ▲2.56 % ARI 4,576 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Mediat greke zbulojnë terroristët që donin të vrisnin Erdoganin

Sipas gazetës “To Vima”, e cila i referohet burimeve të sigurisë, pretendohet se të dyshuarit e organizatës terroriste të majtë DHKP-C planifikonin të kryenin sulm ndaj presidentit të Turqisë, Erdogan.

Mediat greke pretendojnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte në objektiv të 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C, të cilët u arrestuan në Greqi, transmeton Albeu.com.

Në artikullin e gazetës thuhet se në disa shënime të konfiskuara nga policia greke (ELAS) gjatë operacioneve të realizuara, është zbuluar një plan i cili tregon se anëtarët e organizatës “planifikonin atentat ndaj presidentit turk Erdoğan me raketëhedhës, bomba dore dhe koktej molotovi”.

Gazeta në fjalë shkruan se plani për atentat ndaj Erdoğan-it është emëruar me kodin “Akrep”. Në artikullin e gazetës greke thuhet se “sulmi do të kryhej gjatë kalimit të autokolonës së presidentit turk me raketëhedhëse nga të dyja anët dhe se një grup i terroristëve do të vazhdonte sulmin nga pjesa e pasme e automjetit”.

Në mesin e anëtarëve të organizatës terroriste është edhe Hasan Biber, autori i sulmeve ndaj Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK dhe të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë në vitin 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.