☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 86.43 ▼8.8%
ARI 5,195 ▲1.79%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Mediat serbe: Edhe Thaçi në bankën e të akuzuarve?

mediat-serbe-edhe-tha-ccedil-i-n-euml-bank-euml-n-e-t-euml-akuzuarve_hdMediat serbe, duke komentuar raportin e djeshëm të prokurorit amerikan Clint Williamson, konsiderojnë se edhe Hashim Thaçi është njëri nga ish udhëheqësit e UÇK-së ndaj të cilit do të ngritet aktakuzë.

Mes të akuzuarve për krime lufte, pos kryeministrit në detyrë Hashim Thaçit, do të jenë edhe dhjetë anëtarë tjerë të UÇK-së, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” dhe njofton RTV serb, B92.

Siç kanë njoftuar burimet e Qeverisë serbe, “nuk duhet befasuar që në Gjyqin e ri për Krime të Luftës nëse do hapen edhe raste për tregti me organe”, citon express.

Qeveria Serbe është ndarë tepër e kënaqur me raportin e Williamson kanë bërë të ditura këto qarqe qeveritare duke shtuar se “rëndësia e mirëfilltë e këtij raporti do të del në pah kur të ngriten aktakuzat”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.