Ekonomia

MEI marrëveshje bashkëpunimi me Max Streicher për interkonjeksionin me Italinë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën të mërkurën në Mynih të Gjermanisë një marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë. Delegacioni i ministrisë së Energjisë kryesohej nga ministri Damian Gjiknuri.

Ministri-i-Energjisë-dhe-Industrisë-Damian-Gjiknuri-dhe-drejtuesit-e-kompanisë-gjermane-Max-Streicher-firmosën-të-mërkurën-në-Mynih-të-Gjermanisë-një-marrëveshje-bashkëpunimiKompania prestigjoze bavareze që operon në fushën e energjisë, do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi. Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti ndërkufitar me një rëndësi të veçantë për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.Ministri Gjiknuri ne Mynih, marreveshje per linjen e interkonjeksionit me Italine (2)

Realizimi i këtij projekti hap mundësi të mëdha për investime të mëtejshme në sektorin e energjisë në Shqipëri, sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovoueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë dhe Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Energjinë për landin e Bavarisë, Franz Jozef Pschiere, i cili shprehu interesin e veçante të Qeverisë së Bavarisë për mbështetjen e këtij projekti.

Në bisedën e zhvilluar mes ministrit Gjiknuri dhe Pschiere u diskutua për bashkëpunimin në fushën e ekonomise dhe energjise midis Bavarisë e Shqipërisë dhe potencialit që ofron Shqipëria në këtë sektor.

Ministri Gjiknuri ne Mynih, marreveshje per linjen e interkonjeksionit me Italine (6)Kompania Max Streicher është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milione euro.

Ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button