Meloni, Bersani, Renzi dhe La Russa reagojnë për Umberto Bossin

ROMË, 19 mars /ATSH/ Reagime të shumta kanë ardhur nga i gjithë spektri politik në Itali për figurën e Umberto Bossit, një prej protagonistëve më të rëndësishëm të politikës italiane në dekadat e fundit, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Lajmi ka sjellë reagime të shumta nga e gjithë spektri politik në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh se Bossi, “me pasionin e tij politik, ka shënuar një fazë të rëndësishme të historisë italiane”, duke e cilësuar këtë si një moment dhimbjeje të madhe.
Ish-kryeministri Pier Luigi Bersani e përshkroi Bossin si “kundërshtarin më dinjitoz që kam pasur në jetën time” dhe shtoi se “në fund ishte ai për të cilin kam pasur më shumë respekt e afeksion”.
Ndërsa ish-kryeministri Matteo Renzi e cilësoi atë “një nga protagonistët më të rëndësishëm, në të mirë dhe në të keq, të politikës italiane të 30 viteve të fundit”, duke theksuar se Bossi “mbetet një pjesë e historisë republikane, si për ata që e kanë dashur, ashtu edhe për ata që e kanë kundërshtuar”.
Edhe kryetari i Senatit Ignazio La Russa u shpreh se me ndarjen nga jeta të Bossit “humb një mik dhe një pjesë të historisë sonë politike”, duke shtuar me keqardhje se “kisha premtuar se do ta takoja sërish, por nuk arrita në kohë”.
Bossi konsiderohet një figurë kyçe në politikën italiane të dekadave të fundit, si themelues dhe lider historik i Lega-s, duke ndikuar ndjeshëm në debatin politik në vend.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.