☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,876 ▼ -2.24% ETH $2,252 ▼ -2.4% XRP $1.2514 ▼ -0.61% SOL $92.1800 ▼ -3.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Meloni: Zona Schengen mund të ruhet vetëm duke mbrojtur kufijtë e BE-së

ROMË, 7 shtator/ATSH-ANSA/ Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian për të ruajtur zonën Schengen.

“Mbetem plotësisht e bindur se zona Schengen mund të ruhet në mënyrën më të mirë të mundshme vetëm nëse mbrohen kufijtë e jashtëm të bllokut, vetëm nëse të gjitha shtetet anëtare vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre në luftën kundër trafikantëve dhe emigracionit të paligjshëm masiv”, tha Meloni gjatë një konference të përbashkët për mediet në Romë me homologun e saj belg, Bart De Wever.

Meloni konfirmoi se kishin diskutuar për menaxhimin e flukseve migratore “pas një vere që, siç e keni parë, ishte shumë e trazuar, duke ngritur edhe një herë çështjen e aftësisë së Evropës për t’u përgjigjur në këtë drejtim dhe për t’iu përgjigjur krizave”.

Meloni theksoi gjithashtu nevojën për një interpretim dhe zbatim më efektiv të konventave ndërkombëtare.

Përveç kësaj, ajo tha se me De Wever kishin diskutuar për pasojat e krizave ndërkombëtare mbi sistemet ekonomike dhe sociale dhe shtoi se çështjet e konkurrueshmërisë dhe kostove të energjisë duhet të trajtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian.

“Ndikimi i situatës në Hormuz mbi koston e karburanteve, plehrave dhe lëndëve të para është i dukshëm për të gjithë, ashtu siç është e dukshme edhe shkalla në të cilën e gjithë kjo po rëndon mbi ne”, theksoi Meloni.

Nga ana e tij, De Wever përsëriti nevojën që Evropa të bëhet më e fortë “në një botë gjithnjë e më komplekse”.

Ai gjithashtu tha se mund të ndërtohet një kornizë e përbashkët në fushën e mbrojtjes, ndërsa bëri thirrje për menaxhim më të mirë të migracionit dhe azilit.

Deklaratat erdhën pasi, sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë spanjolle, rreth 72.000 persona kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku në Ceuta më 30 dhe 31 korrik.

Fluksi i paprecedentë solli për një periudhë të shkurtër një numër migrantësh pothuajse të barabartë me popullsinë e enklavës.

Vlerësimet e qeverisë sugjerojnë se rreth 5.000 migrantë që mbërritën gjatë kalimeve masive vazhdojnë të qëndrojnë në Ceuta, një enklavë e vogël spanjolle me rreth 80.000 banorë.

Kriza shkaktoi kritika të ashpra ndaj Madridit nga qeveri të tjera evropiane. Një grup prej 22 vendeve të BE-së nënshkruan një letër të hapur, duke thënë se politikat relativisht të hapura të Spanjës ndaj migracionit kishin vepruar si një “faktor tërheqës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.