Rajoni

Merkel, 11 kushte Serbisë. Kërkon edhe njohjen e pasaportës së Kosovës

Mediat e Kosovës raportojnë sot se Berlini i ka vënë 11 kushte Serbisë për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Lajmi i referohet një shkrimi në publikuar në të përditshmen e Beogradit, ‘Veçerenje novosti”. Mes kushteve është edhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës.

merket-vucicKëto kushte pothuajse janë të pamundur që të plotësohen nga ana e shtetit serb, sepse kanë të bëjnë edhe me statusin e Kosovës, ku faktikisht mbështetet pavarësia e saj.

Në mesin e këtyre 11 kushteve, ashtu siç shkruan Novosti, është edhe miratimi i Statutit të Bashkësive të komunave serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, pjesëmarrja e Prishtinës në të gjitha forumet rajonale, të njihet pasaporta e Kosovës në kufi me Serbinë dhe ndërtimi i ndërtesave në pikë kalimet kufitare, transmeton Telegrafi.

Prandaj, Beogradi ka nisur një ofensivë të gjerë diplomatike në shumë adresa botërore në mënyrë që të riformulohen sa më parë rekomandimet e Brukselit, në mënyrë që të hapet sa më shpejt kapitulli i parë.

Nëse Serbia do t’i përmbush të gjitha kushtet, gjë që vështirë se besohet, krerët evropianë do të duhet që në samitin e këtij muaji të vendosin që në fund të muajit janarit të vitit të ardhshëm të mbajnë një konferencë ndërqeveritare, ku edhe pritet të hapet kapitullit i 32-të (kontrolli financiar) dhe ai i 35-të (Kosova).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button