☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,962 ▲ +0.49% ETH $2,055 ▼ -0.18% XRP $1.3182 ▲ +0.08% SOL $80.3100 ▲ +1.31%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Merkel sot në SHBA, takohet për herë të parë me Donald Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se e pret me “kureshtje” dhe “kënaqësi” takimin e sotëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington.

“Gjithnjë është më mirë të bisedohet me njëri-tjetrin se sa për njëri-tjetrin”, tha Merkel për gazetën Saarbruecker Zeitung.

E pyetur nëse të dy palët janë kureshtare, kancelarja Merkel tha se “natyrisht që ka kureshtje, po ashtu edhe kënaqësi për takimin me njëri-tjetrin… së paku nga ana ime”.

Takimi, i cili ishte parashikuar për datën 14 mars, u shty për shkak të motit të keq në Uashington. Ky do të jetë takimi i parë i dy liderëve.

Kancelarja Merkel tha se do të bisedojë me presidentin Trump për çështje të sigurisë, ekonomisë, dhe për të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lidhur me shqetësimet për luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, Angela Merkel theksoi se “vendet tona përfitojnë kur punojnë mirë së bashku dhe në mënyrë korrekte”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.