🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $70,906 ▼ -0.93% ETH $2,093 ▼ -1.77% XRP $1.3976 ▼ -0.7% SOL $88.2800 ▼ -1.98%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Mesazhi i PD-së: – Protesto! 20 shkurt, ora 18:00 para kryeministrisë!

Partia Demokratike fton të gjithë shqiptarët të bashkohen më 20 shkurt në orën 18:00 para kryeministrisë në protestën e tretë mbarëkombëtare, për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të kryeministrit  Edi Rama.

Në një video të postuar nga PD i bëhet thirrje shqiptarëve të rrëzojnë Ramën siç rrëzuan bustin e Enver Hoxhës, 25 vite më parë, më 20 shkurt të vitit 1991, ndërsa në sfond është thirrja ‘Rama ik’

Edi Rama vendosi mburojë për të na vjedhur. Protesto! 20 shkurt ora 18:00″është thirrja që mbyll videon.

Për kryetarin e PD-së Sali Berisha 20 shkurti është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori që e pret çdo shqiptar, por që e presin mbarë vendet demokratike të Europës dhe të botës.

Protesta e 20 shkurtit, përkon me 25 vjetorin e ditës kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës, duke shembur në këtë mënyrë simbolin e komunizmit. Rrëzimi i bustit të Hoxhës është një nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

E sot opozita fton më 20 shkurt shqiptarët të rrëzojnë Ramën dhe qeverinë e tij i cili së fundmi ka propozuar ndryshimet në legjislacion për të forcuar imunitetin e vet dhe të ministrave përballë hetimeve të SPAK.

Kjo është protesta e tretë brenda këtij viti që PD dhe opozita organizojnë kundër qeverisë Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.