☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,538 ▲ +3.16% ETH $2,132 ▲ +5.2% XRP $1.3508 ▲ +3.07% SOL $83.4600 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Messi, në fronin e golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, Ronaldo e sfidon!

-Messi 73 gola, Raul 71 gola dhe Ronaldo 70-të-

 messiLionel Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke lënë pas mbajtësin e kurorës Raul Gonzalesin.

Me tripletën e shënuar një ditë më parë, në përballjen me Apoel Nikosinë, në kuadër të turit të pestë të grupit F, në Ligën e Kampionëve, “Pleshti” është ngjitur në kuotën e 73 golave të shënuar në 91 takimet, duke lënë pas edhe mbajtësin e kurorës së golashënuesit më të mirë në këtë komptecion me 71 gola në 142 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve. “Jam shumë i lumtur për këtë arritje timen personale. Është shumë e rëndësishme të hysh në historinë e një turneu, nga më të rëndësishmit në botë. Jam i lumtur edhe për tre pikët e fituara nga skuadra, pasi në fund të fundit, rëndësi ka skuadra dhe jo individi”, ka theksuar Messi në përfundim të takimit me Apoel Nikosinë, duke shtuar se objektivi kryesor i “pleshtit” është që Barcelona përmes golave të tij të mbërrijë në finalen e madhe të Berlinit.

Duke u kthyer tek rekrodi, mos harojmë, që Raul Gonzales ka qenë një prej yjeve të Real Madrid. Ka debutuar në moshën 18-vjeçare me “mbretërorët” Madrilen dhe mbylli karrierën në Gjermani tek Shalke. Ai mbante prej vitesh rekordin e golashënuesit më të mirë të ligës së kampionëve. Tashmë Raul Gonazales, jo vetëm që është parakaluar nga Messi, por gjithashtu kërcënohet të zbresë në vendin e tretë, pasi edhe Kristiano Ronaldo është duke “i’a marrë frymën”, me 70-të golat e shënuar prej portugezit në 107 prezenca në turneun më të rëndësishëm të panoramës Europiane të futbollit.

Vlenë pë t’u theksuar se Ronaldo dhe Messi në këtë drejtim sfidojnë njëri-tjetrin duke qenë se të dy lojtarët janë në kulm të karrierës së tyre dhe argjentinasi ka fituar 4-herë rradhazi Topin e Artë (lojtari më i mirë i vitit), ndësa tashmë këtë trofe vitin e shkuar e trashëgoi portugezi Ronaldo, i cili sfidohet sërish nga Argjentinasi për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit europian, që zakonisht jepet në fund të dhjetorit apo fillim të Janarit.

Sfida për golashënuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve, duket se do të vijoi gjatë, pasi të dy atletët, si “pleshti” ashtu dhe portugezi i Real Madrid janë ende në kulmin e karrierës së tyre, prandaj sfida në distancë parashikohet të jetë e gjatë dhe emocionuese. Një blic i kësaj sfide mund të marrë jetë edhe sot gjatë takimit mes Real Madrid dhe Bazelit, që do të luhet në Zvicër, në kuadër të turit të pestë të grupit B, të Ligës së Kampionëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.