☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.09 ▲1.7%
ARI 4,460 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,710 ▼ -2.7% ETH $2,043 ▼ -1.92% XRP $1.3466 ▼ -1.92% SOL $85.0600 ▼ -3.53%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.09 ▲1.7 % ARI 4,460 ▲1.15 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.09 ▲1.7 % ARI 4,460 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: “Ballkani i hapur”, përpjekje për të fuqizuar Serbinë në rajon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se iniciativa “Ballkani i Hapur” ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e shtetit të Serbisë në rajon. Madje sipas Metes, “Ballkani i Hapur” ishte një përpjekje për ta paraqitur Kosovën si shtet defunksional dhe destruktiv ndaj iniciativave të tilla.

“Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjesht një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon. Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit. Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla”,– tha Meta në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas Metës, kryeministri Rama ka 11 vite që mban qëndrime me të cilat po provokon sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Edi Ramës karshi procesit të dialogut Kosovë – Serbi, Meta tha se ky qëndrim nuk është asgjë e re nga Rama.

“Unë nuk mendoj se kemi ndonjë surprizë, u bënë gati 11 vite që në mënyrë të vazhdueshme kemi një koherencë të qëndrimeve që provokojnë pavarësinë e Kosovës, që provokojnë sovranitetin e Kosovës, që provokojnë integritetin territorial të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje pavarësinë, arritjet e Kosovës, mos të harrojmë një deklaratë shumë e papranueshme ka qenë ajo në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës ku thonë se ai shikonte të ardhmen bashkimin e dy vendeve ose që të dyja vendet të kishin një vend në Kombe të Bashkuara, një president të përbashkët”, – u shpreh Meta.

Sipas tij, me këtë deklaratë Edi Rama i kishte dhënë një rast presidentit serb, Vuçiq për ta sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Pra, që do të thotë që në të ardhmen do të kemi një vend në Kombet e Bashkuara, që do të thotë procesi i njohjes së Kosovës nuk është i nevojshëm, bile edhe ai i tyre që janë bërë deri tani është i tepërt dhe që duket si një deklaratë emocionale por nuk është aspak e tillë. Dhe ndërkohë është si në lojën e volejbollit kur dikush i pason tjetrit për të gjuajtur dhe në rastin konkret kjo ishte kontribut për Vuçiqin i cili i revoltuar i ekspozoi botës që këta kanë një qëllim, ne nuk kemi arsye përse të vazhdojmë këto detyrime që vijnë nga dialogu Serbi – Kosovë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe dy shteteve”, – deklaroi Meta. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.