Meta: Do shqyrtojmë kërkesat e opozitës
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kritikuar veprimin e fundit të opozitës për t’u larguar nga Kuvendi fill pas votimit të dekriminalizimit, por tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen një për një.
“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar raporte konstruktive, dhe besoj që dhe opozita është në frymën e Venecias, është për reformën në drejtësi. Të gjitha kërkesat e pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së fundit. Besoj që ekzistojnë të gjitha premisat dhe mundësitë që të punojmë së bashku për reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kërkon vendi”, tha z. Meta.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.