Politika

Meta: E ardhmja e përbashkët evropiane, më e rëndësishme se ndeshja sportive

IMG_7511-465x350Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi në fokus të takimit të Kryeparlamentarit Meta me Senatorin Christopher S. Murphy-

Prezenca e Shteteve të Bashkuar në Shqipëri është mjaft e rëndësishme, pasi inkurajon vijueshmërinë e reformave, u shpreh Kryeparlamentari Ilir Meta, gjatë një takimin të zhvilluar sot në Tiranë me Kryetarin e Nënkomisionit të Jashtëm për Çështjet Evropiane në Senatin e SHBA, Christopher S. Murphy.

Kryetari Meta u shpreh se kjo vizitë konfirmon vëmendjen e vazhdueshme që SHBA i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Evropës Juglindore. Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se Shqipëria qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aktive brenda NATO-s në funksion të suksesit të luftës kundër terrorizmit dhe për rritjen e parametrave të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Duke u ndalur në veçanti në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se, “më e rëndësishme është të fitojmë të ardhmen e përbashkët evropiane se sa një ndeshje sportive. Ne e mirëpresim angazhimin e Serbisë në funksion të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, në të mirë të të dy popujve dhe qytetarëve tanë, gjë që realizohet vetëm përmes dialogut konstruktiv dhe qëndrimit larg retorikave të panevojshme nacionaliste që tentojnë të na kthejnë pas në histori. Shqipëria qëndron e hapur për dialog dhe bashkëpunim konkret më Serbinë, ashtu si edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit”

Senatori Murphy shprehu mirënjohjen e thellë të SHBA për kontributin e Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan dhe Irak. “Shqipëria, pavarësisht se është në vend i vogël, është një nga aleatët më të medhenj të SHBA. Ne e vlerësojmë aleancën tonë të veçantë dhe qëndrojmë gjithnjë përkrah Shqipërisë në rrugëtimin e saj euro-atlantik”, nënvizoi Senatori Murphy.

Ministri i Jashtem Buashti gjate takimit me Murphyn
Ministri i Jashtem Buashti gjate takimit me Murphyn

Senatori amerikan Chris Murphy është pritur edhe nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilët vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.   Ministri Bushati dhe Senatori Murphy diskutuan veç të tjerash edhe për situatën e tensionuar që krijoi ndeshja e 14 tetorit në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe ndanë të njëjtin mendim se retorika e pas ndeshjes nuk i shërben bashkëpunimit dhe prosperitetit të vendeve të rajonit.

presidenti-nishani-senatori-murphy-300x222

Senatori Murphy gjatë vizitës së tij në Tiranë, takoi edhe Presidentin Bujar Nishani. Duke folur për zhvillimet rajonale, Presidenti vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në funksion të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, duke veçuar njohjen dhe mbështetjen e Kosovës së pavarur si një kontribut të provuar në kuadër të kësaj qasjeje. Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se Shqipëria mbështet plotësisht zgjerimin e NATO-s në rajon, si një politikë në shërbim të interesave të rajonit dhe të vetë Aleancës, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Senatori Murphy tregoi interes për ecurinë e reformave demokratike ne vend, vlerësoi politikën moderatore rajonale të Shqipërisë dhe rolin e saj aktiv në luftën kundër ekstremistëve në Irak dhe Siri. Presidenti Nishani dhe Senatori Murphy shkëmbyen mendime për mundësinë e rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha priti  në një takim Senatorin amerikan Chris Murphy Foto Agim Dobi (1)
Kryetari i PD-se Lulzim Basha priti në një takim Senatorin amerikan Chris Murphy

Senatori amerikan Chris Murphy është pritur në një takim edhe nga Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button