Kronika
Meta nuk harron Dvoranin, publikon spotin e dytë “përvëlues”: Ja manipulimet e “prestigjatorit”
December 18, 2019
0 1 minute read
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot spotin e dytë lidhur me akuzat që ai i drejton kreut të KED, Ardian Dvorani.
“Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan Meta.
“Dvorani nuk ndjek rrugën e Kushtetutës, por rrugën e partisë. Nuk janë publikuar në kundërshtim me ligjin 32 mbledhje. Partia e mbajti 6 vjet në detyrë përtej mandatit kushtetues 9-vjeçar”, janë këto disa mesazhet që Meta përcjell në video.
Kujtojmë se më herët presidenti Meta ngriti dhe padi ndaj kreut të KED me akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa ky i fundit u thirr edhe nga Prokuroria për të dëshmuar.