🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.07 ▲2.2%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,229 ▲ +4.15% ETH $2,159 ▲ +5.65% XRP $1.4185 ▲ +3.41% SOL $91.8700 ▲ +6.95%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta pret Hoffmann: Vëmendje, rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmutt Hoffmann të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë 3 viteve të fundit.

Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se shqiptarët i kushtojnë shumë vëmendje rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë, dhe në këtë drejtim të gjitha institucionet shqiptare duhet të reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e këtyre marrëdhënieve në aktivitetin e tyre.

Ambasadori i Gjermanisë Hoffmann vlerësoi ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe vuri në dukje se shërbimi diplomatik në Tiranë ka qenë një kënaqësi e veçantë.

Gjithashtu Ambasadori Hoffmann bëri një vlerësim të veçantë për kontributin e z. Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, veçanërisht në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.