Politika

Meta pret ministren austriake: Mirënjohje për mbështetjen

Presidenti Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl.

Meta vlerësoi vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencës së BE-së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit. Po ashtu Meta shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve që prej hedhjes së themeleve të shtetit modern shqiptar. Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018.

Motoja e këtij viti kulturor: “Të rizbulojmë të Përbashkëtat”; ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve” – nënvizoi Presidenti Meta. Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button