Politika

Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Dekanin e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç.

Në takim, Presidenti Meta vlerësoi veprimtarinë e gjatë profesionale të Ambasadorit Zariç, si përfaqësues diplomatik në Tiranë, si dhe përpjekjet aktive të Tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Po ashtu, Meta shprehu kënaqësinë që përmbajtja e marrëdhënieve midis dy vendeve është pasuruar me zhvillime të reja, falë angazhimit për t’i shërbyer jo vetëm bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, por edhe si detyrim ndaj të ardhmes së përbashkët evropiane.

Duke ju referuar treguesve në rritje të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, Meta theksoi gjithashtu potencialet ende të pashfrytëzuara për bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Gjithashtu, Meta vlerësoi se, ndërsa përballemi me sfida të pashembullta për shëndetin publik dhe ekonominë, bashkëpunimi rajonal ka rezultuar i dobishëm në trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe se duhet të vijojmë në këtë drejtim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button