Parlamentare

Meta-Rasizade: Gazsjellësi TAP, mundësi bashkëpunimi dhe investimi

azere1-527x350Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Azerbajxhan, u prit nga kryeministri i vendit, Artur Rasizade, të cilët vlerësuan nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Duke biseduar mbi nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, kryetari Meta dhe kryeministri Rasizade ndanë bindjen se marrëdhëniet ekonomike në të ardhmen duhet të reflektojnë të njëjtin nivel të shkëlqyer si ato politike.
Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se me fillimin e punimeve të Gazsjellësit TAP, hapen mundësi të shumta bashkëpunimi dhe investimi, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të gazsjellësit, por dhe në funksion të Masterplanit për gazifikimin e Shqipërisë, ku eksperienca azere është e zgjeruar dhe e provuar.
Duke vënë theksin në kualifikimin e specialistëve shqiptarë në fushën e industrisë së naftës dhe gazit, dy zyrtarët diskutuan gjithashtu dhe për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes universiteteve dhe shkollave profesionale, por dhe në funksion të trajnimit të specialistëve shqiptarë në shkollat e specializuara të Azerbajxhanit.
Në përfundim të takimit, Meta dhe Rasizade ranë dakord për thellimin e kuadrit ligjor ku përshpejtimi i marrëveshjeve bilaterale në proces ka një rëndësi të veçantë, veçanërisht në drejtim të eliminimit të taksimit të dyfishtë dhe të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button