Politika

Meta: Reforma në drejtësi me ritmin e parashikuar

bbbKryetari i Kuvendit, njëherësh Lideri i LSI-së, Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme se reforma në drejtësi po ecën me ritmin e parashikuar.

I fuar në emisionin “Të Paekspozuarit ”, me gazetarin Ylli Rakipi të televizionit Ora News, Meta u shpreh se “nuk jam mbështetës i pritshmërive të jashtëzakonshme por jam i sigurtë që do të ketë një ndryshim të padiskutueshëm, të qëndrueshme dhe jam optimist, pra me këmbë në tokë, lidhur me këtë reformë”.

Kryeparlamentari Meta sqaroi se “kur është thënë që reforma në drejtësi do të mbarojë në janar, gjithmonë ka qenë një kalendar që është respektuar dhe mund të ketë lëvizur 2 javë dhe asgjë më shumë, i Komisionit Parlamentar të Posaçëm. Është një reformë shumë e rëndësishme, si të thuash një rithemelim i dimensionit të drejtësisë. Nuk është e thjeshtë, që do të thotë që do të ketë ndikim në jetën institucionale”.

Përsa i përket rolit dhe kontributit të Ambasadorëve në vendin tonë, Meta theksoi se “edhe ata janë të përfshirë, shprehin një vullnet politik. Por flasim për Euralius, misioni i BE-së i specializuar. Duam të hyjmë në BE, duam të përmirësojmë sistemin e drejtësisë sipas standarteve edhe në drejtim të luftës kundër korrupsionit, krimit, integritetit të sistemit që është problem në këto dy dekada”.

Pyetjes së njërit prej analistëve në vend që nëse korrektimin e kupton si forcimin e pozitave apo si mbrojtës i interesave të qytetarit, Meta u shpreh se “kam  dëgjuar vazhdimisht këto ditë absurditete, sikur LSI votoi për ngritjen e Byrosë se ka qenë kundër, se do të vijë John Kerry në Tiranë. Janë të njëjtët analistë që frymëzojnë në mënyrë të vazhdueshme një diversion që nuk ekziston realisht, si një marrëdhënie mosbesimi apo si kundërvënia ndaj reformave. Se LSI e ka votuar ngritjen e Byrosë bashkë me PS, më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese si të papajtueshme me Kushtetutën dhe LSI ka qenë e hapur për ngritjen e Agjencisë”.

Sipas tij,  LSI duhet të garantojë efikasitet për çdo Agjenci. “Ka një tendencë të njëanshme për të dëmtuar do të thosha fizionominë mjaft pozitive që LSI sjell në politikën shqiptare, që sjell mesazh stabilizues, që e orienton drejt zgjidhjeve, drejt moderimit që politika të japë zgjidhje, jo problem”, nënvizoi Meta.12744378_993980510687000_6856769925680909931_n

Lideri I LSI-së  vuri në dukje se forca politike e drejtuar prej tij  gjithnjë ka mbrojtur interesin publik, edhe kur ka bërë koalicion me PD në 2009 sepse nuk kishte zgjidhje tjetër që garantonte stabilitet në drejtim të reformave edhe në PS ka ndihmuar nga dita e pare e ngritjes së saj që politika mos të shihet bardh e zi, por përmes për të kryer disa proçese në mënyrën me europiane të mundshme, sikundër kur kanë qenë edhe rrotacionet e sjella e LSI mjaft e moralshme, sikur ka qenë edhe dalja në opozitë”.

“Se harrohet ky moment në menyrë luajale dhe vajtja drejt votuesve për të gjykuar në koalicon të ri.LSI nuk ka qenë asnjëherë parti grindavece në koalicion, s’ka bërë presione të pandershme. Në rastin me PD kur është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë me NATO-n, LSI e ka bërë të qartë, vendosi që nuk do të bënte asnjë apo të karakterit ekonomik-social. LSI ka pasur mendimet e saj, ata që dëshirojnë që LSI të prodhojë konflikt dhe pastaj të thonë është problema’tike si forcë.Ne jemi në një vend ku e respektojmë mendimin ndryshe, por objektiviteti i nderon të gjithë”.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë këtij emisioni televiziv, ishte edhe ligji për dekriminalizimin, për të cilin kryeparlamentari Meta tha se hyn në fuqi në muajin Mars.

“Politika ka përgjegjësinë e saj dhe ka ndërtuar një ligj që do të bëjë të pamundur penetrimin e tyre në parlament apo administratë. Politika reflektoi, bëri këto hapa duke treguar një përgjegjshmëri dhe pse me vonesë”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button