Kosova

Meta vizitë në fshatin Krushë e Madhe në Kosovë; përkujton 17 vjetorin e masakrës

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi të mërkurën një  vizitë në Krushë te Madhe të Kosovës, për të përkujtuar 17-vjetorin e masakrës ndaj popullsisë së pafajshme të këtij fshati me tradita historike dhe patriotike.
I shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe nga autoritetet më të larta lokale, kryetari i Kuvendit në hyrje të fshatit, u prit nga qindra qytetarë dhe nxënës shkollash. Ai vizitoi Shkollën e Mesme të fshatit Krushë e Madhe “Ukshin Hoti”, ku gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit dhe mësuesit e kësaj shkolle Meta u informua rreth kushteve të mësimdhënies si dhe me zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor.
Duke vlerësuar figurën e patriotit Ukshin Hoti, theksoi rëndësinë e arsimit për një shoqëri më të hapur dhe më të zhvilluar. “Jam këtu në prag të përvjetorit të masakrës së Krushës, sepse dihet që Krusha ishte ndoshta e para që vuajti hakmarrjen e okupatorit pas fillimit të bombardimeve nga ana e NATO-s më 24 mars. Një hakmarrje që e pësuan edhe fëmijët e Krushës, përveçse edhe vetë Ukshin Hoti, tha Meta, teksa.
z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin Krushë e Madhe në Kosovë (3)Gjithashtu, ai e cilësoi pozitive zhvillimin e Kosovës në këto 17 vite ndërsa shprehu bindjen se vendi do të ecë më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Kryetari i Kuvendit falenderoi punën e bërë nga stafi i shkollës “Ukshin Hoti” në përgatitjen e brezave të rinj.
Ai vlerësoi zhvillimet pozitive të Kosovës në këto 17 vite. “Kosova është një realitet i prekshëm, që është në një progres të pandërprerë, pavarësisht se të gjithë do të donim që edhe Kosova, edhe Shqipëria të ecin edhe më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, tha Meta.
z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin Krushë e Madhe në Kosovë (6)Në përfundim të bashkëbisedimit, kryetari i Kuvendit ftoi nxënësit më të mirë të shkollës “Ukshin Hoti” për një vizitë në Shqipëri në mënyrë që të vizitojnë disa nga qytetet, të njihen me bashkëmoshatarët e tyre e të shkëmbejnë sa më shumë eksperienca, sepse investimi më i madh duhet bërë te të rinjtë në emër të së ardhmes.
Më tej, Kryetari i Kuvendit, z. Meta vizitoi një fabrikë për përpunimin e perimeve të konservuara, e krijuar nga gratë që kanë humbur bashkëshortët dhe familjarët gjatë sulmeve serbe 17 vite më parë. Pasi u njoh nga afër me procesin e punës së kësaj fabrike, kapacitetet prodhuese dhe problematikat që hasin këto sipërmarrëse në treg, z. Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të grave të Krushës së Madhe dhe shprehu nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të partneritet mes dy vendeve.
Më pas, Meta vizitoi Muzeun “Ukshin Hoti” dhe vendosi një buqetë me lule në Varrezat e Dëshmorëve të fshatit Krushë e Madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button