Ekonomia

MEI, Matësat inteligjente të energjisë përmes PPP

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë (MEI) po sheh mundësinë e ofrimit të matësave inteligjentë të energjisë përmes shërbimit të Partneritet Publik- Privat.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një intervistë televizive të mërkurën në mbrëmje, publikuar sot në faqen zyrtare të MEI-it, u shpreh se, PPP po shihet si një opsion përsa i përket sistemeve inteligjente të matjes por duke bërë një fizibilitet shumë të mirë ekonomik.

“Ne po ndjekim të gjitha shkallët bazuar në legjislacionin e koncesioneve, për të bërë të mundur këtë partneritetit. Patjetër, sektori energjetik në të gjithë botën zhvillohet nëpërmjet pjesëmarrjes së kapitalit privat dhe e thashë se një pjesë e mirë e kontratave tona janë të partnerit publik-privat”, deklaroi Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri ka folur gjithashtu edhe për investimet në energji, për industrinë minerare dhe rregullimet e reja ligjore për të ndihmuar industrinë minerare. Sipas tij, ka mbi 2 vjet e gjysmë që sektori i energjisë është vënë në monitorim edhe nga FMN, për shkak të krizës financiare dhe energjetike që shkaktoi dështimi i këtij sektori në vitin 2013.

“Reforma strukturore në energji ka qenë një nga pikat kryesore të programit të reformave strukturore që ndërmori qeveria shqiptare në kuadër të marrëdhënies me FMN-së. Misioni, i FMN-së, në takimin e fundit në Tiranë, vlerësoi pozitivisht ecurinë e reformave strukturore në energji si nga reformat themelore të këtij vendi ndërsa po hyjmë në fazën e monitorimit më të rreptë nga FMN-ja dhe nga autoritete shqiptare përsa i përket mirëmenaxhimit të korporatave elektroenergjetike KESH, OST dhe OSHEE”, tha Gjiknuri.

Duke u ndalur në çështjen ARMO, që është rafineria më e madhe në vendin tonë dhe është drejt falimentimit, ministri Gjinuri shpregoi se, qeveria ka ngritur një grup pune për të parë të gjitha opsionet, përfshirë edhe sesi mund të ndërhyjë shteti për të marrë përsipër shpëtimin e këtij aseti dhe gjetjen e një mënyre për të ftuar një operator i cili merr përsipër investimet dhe menaxhimin e ARMO-s.

“Është një proçes jo i thjeshtë pasi janë përfshirë bankat të cilat janë të ekspozuara me kredi ndaj ARMO-s, ka borxhe të shumta ndaj kompanisë Albpetrol, ndaj furnizuesit kryesorë të naftës Bankers Petrolium, por që qeveria po punon”, theksoi Gjiknuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button